Një tjetër lajm i hidhur për humbjet nga COVID. Fakulteti i Ekonomisë njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të pedagoges Irena Bogdani. Profesoresha e njohur ishte e infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fakulteti i Ekonomisë i shpreh "ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës".

Për këtë ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Riinisë, Evis Kushi. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për profesoresh Bogdanin, duke e konsideruar atë si një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët

"Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj.  U prehsh në paqe profesoreshë Irena!", shkruan ministrja Kushi.


Lajmi kryesor:

Rekord rastesh ditore në vend/ 694 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën pedagogia e ekonomikut dhe 28-vjeçarja shtatzënë