Rekord rastesh ditore në vend/ 694 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën pedagogia e ekonomikut dhe 28-vjeçarja shtatzënë

Rekord rastesh ditore në vend/ 694 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! Humb betejën pedagogia e ekonomikut dhe 28-vjeçarja shtatzënë

Një tjetër rekord të infektuarish me COVID është shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 2,560 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 694 qytetarë, një shifër kjo më e larta gjatë një dite që nga fillimi i pandemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën 6 qytetarë të infektuar në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani.

Rastet pozitive të konfirmuara në orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore", thotë ministria.

COVID-19 – Statistika (17 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         694

Të shëruar ne 24 orë                                      351

Të shtruar në spitale                                       412

Humbje jete në 24 orë                                  6

Testime ditore                                                  2,560

Testime totale              160,451

Raste pozitive                       29,126

Raste të shëruara               13,804

Raste Aktive                           14,685

Humbje jete                            637

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  7158

Durrës                  1182

Fier                         1169

Korçë                     844

Shkodër                812

Elbasan                  762

Vlorë               686

Lezhë                     635

Berat               501

Gjirokastër           439

Kukës                      356

Dibër                 141

Kujtojmë se komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ditën e sotme të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura, të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet, konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
4 gra dhe 3 fëmijë infektohet me COVID në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuara në Vlorë

4 gra dhe 3 fëmijë në qendrën e Zhvillimit të Personave me Aftësi të Kufizuar në Vlorë kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Pasi kanë rezultuar pozitiv ata janë karantinuar në shtëpi. 3 fëmijët raportohet se nuk kanë simptoma. Në karantinë bashkë me fëmijët janë edhe 6 kujdestare, ndërsa asnjë tjetër nga stafi nuk lejohet t'u bashkohet.

Ora 13:27
Ndërron jetë nga COVID profesoresha Irena Bogdani, ministrja Kushi: Akademike e profesioniste shumë e mirë

Një tjetër lajm i hidhur për humbjet nga COVID. Fakulteti i Ekonomisë njoftoi ditën e sotme ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të pedagoges Irena Bogdani. Profesoresha e njohur ishte e infektuar me COVID-19. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fakulteti i Ekonomisë i shpreh "ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës".

Për këtë ngjarje ka pasur një reagim edhe nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Riinisë, Evis Kushi. Ajo ka shprehur vlerësimin e saj për profesoresh Bogdanin, duke e konsideruar atë si një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët

"Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.

Shumë e pikëlluar për humbjen e saj të parakohshme nga virusi i pabesë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithë të afërmit e saj.  U prehsh në paqe profesoreshë Irena!", shkruan ministrja Kushi.

Ora 12:54
E trishtë/ Pati komplikacione me fëmijën, humb jetën një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me COVID-19

Një tjetër humbje e rëndë nga koronavirusi në Shqipëri. Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku, raporton se një 28-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në QSUT.

Ajo ishte e shtruar në Spitalin Infektiv dhe ka pasur komplikacione me fëmijën.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e fëmijës 28-vjeçarja E.D, 5 muajshe shtatzënë, ka ndërruar jetë.

Mësohet se gjendja e saj ishte shumë e rëndë, dhe prandaj ajo u dërgua te kirurgjia në QSUT, ku ka asistuar mjekë nga materniteti "Mbretëresha Geraldinë"

Ditën e sotme u raportua gjithashtu një tjetër humbje e madhe prej COVID.  Ilirjan Draçi, mjek i poliklinikës së specialiteteve nr. 1 ka ndërruar jetë te Spitali Infektiv.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur