Një pasagjer që udhëtonte me një traget të linjës Bari-Durrës ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm. Report Tv mëson se viktima është shtetasi Isa Koni, 58-vjeç nga Maminasi.
Sipas raportimeve të pasagjerëve ai është ndjerë keq gjatë udhëtimit, ndërsa dyshohet se mund të ketë pësuar infarkt. Familjarët kanë folur për Report Tv dhe kanë thënë se Koni ka kërkuar ndihmë mjekësore në traget pasi ka patur marrje fryme, por për 30 minuta nuk është ndihmuar nga askush.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.08.2018, rreth orës 03 : 00, në tragetin e linjës Bari -Durrës ka ndërruar jetë në traget shtetasi I.K. 58 vjeç , banues në Vorë.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe ekspertët e fushës po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Pas vdekjes nga infarkti të pasagjerit Isa Koni, në tragetin e linjës Bari-Durrës, kanë reaguar familjarët e tij. Familjarët thonë se të afërmit të tyre nuk i është dhënë ndohma e parë pasi mungonte stafi mjekesor në traget. Ata akuzojnë kompaninë e lundrimit për mosdhënien e ndihmës së parë dhe për këtë pohojnë se do t’i drejtohen organeve kompetente.
Ngjarja ka ndodhur kur ai ka qenë duke udhëtuar nga Italia në Durrës me traget gjithçka e kemi marrë vesh nga udhëtarët. Asnjë mjek në traget, në bord. Shoferët e autobusëve na kanë treguar. Shumë indiferentë. Mbi 30 minuta s’kishte as mjek as infermierë. I pulsonte ende zemra. Jemi të shokuar. Ai kërkoi ndihmë se kishte marrje fryme, kaq dimë. Ne do nisim procedurat, do shkojmë më tej. denoncim nga të gjitha anët.
Familjarët e Isa Konit
Ngushellime familjes dhe kusur mos I limit atyre hienave qe as kushtet mini ale nuk plotesojne. Mos u terhiqni.
Përgjigju