Gazeta e mësipërme e ka fjalën pë rnjë sipërmarrës shqiptar, që ndodhet pas këtij skandali të dyshuar.
Në artikullin e saj të plotë gazeta shkruan:
Detajet e një hetimi të qeverisë britanike ndaj kompanisë “Kupa Steelfixing Ltd” u bënë të ditura dje në gjykatën e Aberdinit në Skoci, ku Rebani Kupa pranoi përfshirjen e tij në këtë operacion.
Në gjykatë doli se zyrtarët hynë në vendin e ndërtimit në Bucksburn, ku mësuan se pas saj qëndronte një organizatë kriminale shqiptare, që fshihej pas nën-kontraktorit.
Dje në mbrëmje, një zyrtar i prokurorisë konfirmoi se gjashtë shqiptarë të tjerë ishin arrestuar.
Kupa, 35 vjeç, pohoi se sillte punëtorë ilegalë në ndërtesën me vlerë 333 milionë paund në që do të shërbente si qendër panairesh dhe konferencash.
Ndrërtesa me 12,500 vende ishte kontraktuar nga Robertson, që nën-kontraktoi Careys për disa elemente të punës, dhe Careys nga ana e tij kontraktoi “Kupa Steelfixing Ltd”.
Një zëdhënës i kompanisë Careys këmbënguli se kjo firmë i ka zbatuar të gjitha ligjet deri kur nën-kontraktoi firmën e hekurit.
Gjyqtari Ëilliam Summers e shtyu dhënien e vendimit për Kupën më 28 shkurt.
Një menaxher i firmës Kupa Steelfixing Ltd, i cili preferoi të mbetej anonim, e mohoi me forcë që firma të ketë ndonjë lidhje me krimin e organizuar.

s.k/Shqiptarja.com











