Pavarësisht rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit në tregjet e huaja, zhvillimi i sektorit në vend nuk kanë të ndalur, duke regjistruar rekorde të reja. Vetëm në gjashtë muajit e parë të këtij viti, INSTAT raporton se janë miratuar 736 leje ndërtimi, ose 138 leje ndërtimi më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri i lejeve të dhëna këtë vit në gjashtëmujor janë më të lartat që prej vitit 2006, ku për periudhën janar-qershor në atë kohë u dhanë 860 leje për ndërtime të reja.
Për shkak të numrit të lartë të ndërtesave të reja, edhe sipërfaqja e dhënë për ndërtime është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e kaluara, duke regjistruar edhe në këtë drejtim shifra rekord. Sipas INSTAT nga janari në qershor sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja ishte 1.6 milionë metra katrorë, nga 1.1 milionë që ishte në vitin e kaluar, dhe nga 655 mijë metër katror që ishte në vitin 2020.
Tirana është në vendin e parë për numrin më të lartë të lejeve të dhëna ndjekur nga Durrësi, më pas është Fieri, Elbasani, Lezha, Korça dhe Vlora. Berati dhe Dibra janë dy qarqet me numrin më të ulët të lejeve të ndërtimit, me nga 9 të tilla secila.
Por pavarësisht këtyre shifrave rekord të regjistruara gjatë muajve të parë të këtij viti, bazuar në të dhëna vihet re një ngadalësim i sektorit në vend. Nëse në tremujorin e parë të vitit u dhanë 397 leje, në tremujorin e dytë u miratuan 339 leje, duke treguar se çmimet e larta të lëndëve të para kanë pasur impaktin e tyre.
Rritja e kostove vlerësohet edhe si një nga faktorët kryesor që po rrit çmimet e apartamenteve në vend e kryesisht në Tiranë, ku edhe në zona larg qendrës një metër katror kushton 1000 euro, ndërsa rekordi mbahet nga ndërtimet e reja në qendër ku metri katror arrin mbi 3000 euro metri katror.
Ndërtimet e reja kanë vlerë financiare rreth 64.9 miliardë lekë, nga 49,7 miliardë lekë që ishte vlera e ndërtimeve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021.
“Në tremujorin e dytë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,9 miliardë lekë, nga 23,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 12,1 %”, thuhet në raportin e INSTAT.
Numri i lejeve të ndërtimit
Janar-Qershor 2021 598 leje ndërtimi
Janar-Qershor 2022 736 leje ndërtimi
Diferenca +138 leje ndërtimi
Lejet e ndërtimit në 2022
Janar-Mars 2021 251 leje ndërtimi
Janar-Mars 2022 397 leje ndërtimi
Prill-Qershor 2021 347 leje ndërtimi
Prill-Qershor 2022 339 leje ndërtimi
Lejet e ndërtimit sipas gjashtëmujorëve
2006 860 leje ndërtimi
2007 213 leje ndërtimi
2008 518 leje ndërtimi
2009 719 leje ndërtimi
2010 393 leje ndërtimi
2011 646 leje ndërtimi
2012 37 leje ndërtimi
2013 62 leje ndërtimi
2014 104 leje ndërtimi
2015 113 leje ndërtimi
2016 163 leje ndërtimi
2017 298 leje ndërtimi
2018 491 leje ndërtimi
2019 584 leje ndërtimi
2020 393 leje ndërtimi
2021 598 leje ndërtimi
2022 736 leje ndërtimi
Sipërfaqja e ndërtimeve të reja
Janar-Qershor 2022 1,693,033 metër katror
Janar-Qershor 2021 1,143,573 metër katror
Janar-Qershor 2020 655,939 metër katror
Vlera e ndërtimeve të reja
Janar-Qershor 2021 49,715,453,000 lekë
Janar-Qershor 2022 64,934,727,000 lekë
Diferenca +15,219,274,000 lekë
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritje me gati 4%! 3 'motorë' 'ndezën' ekonominë gjatë 2024, por industria e bujqësia nuk ngrenë kokë
27 Mars, 15:29
-
Shqipëria 'vjel' frytet e turizmit! Vjet të huajt harxhuan gati 5 miliard € , rritje me 818 mln €
25 Mars, 15:02
-
Inflacioni për shkurtin bie në 2.33%, në janar ishte 2.36%
24 Mars, 13:22
-
Rritet numri i vizitorëve dhe i netëve të qëndrimit në strukturat akomoduese! Më shumë pushues nga Italia, Kosova e Gjermania
17 Mars, 16:45
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars, 15:09
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Prodhimi ‘Made in Albania’ dhe ndërtimi vijojnë të shtrenjtohen! Produktet e importit po vijnë më të lira në Shqipëri
5 Mars, 16:58