Për të 4-tën ditë radhazi, qytetarët u mblodhën sot për të protestuar kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.
Itinerari i ndjekur dhe në 3 protestat e tjera, nga sheshi ‘Skënderbej’ ku bëhet grumbullimi te kryeministria, nuk ndryshoi as sot pavarësisht masave të marra nga Policia e Shtetit për shkak të ndeshjes miqësore që u zhvillua në ‘Air Albania’ mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Fillimisht, protestuesit marshuan drejt kryeministrisë, por pranë ‘Hotel Dajti’ u përballën me disa barriera që tregonin ndalimin e kalimit më tej si dhe me një kordon policie. Protestuesit arritën të depërtonin efektivët ndërsa menjëherë përballë tyre u pozicionuan 3 autobotë me ujë, të cilët qytetarët përsëri i bënë rezistencë.
Autobotët u tërhoqën ndërsa protestuesit vijuan marshimin te kryeministria me thirrjet ‘Narta është e jona’, ‘Mos ma prekni Nartën’, ‘Edi Rama jep dorëheqjen’ e ‘Sali Berisha në burg’.
Pasi u larguan nga kryeministria, protestuesit u shpërndanë nëpër Tiranë ku i bënë thirrje qytetarëve që ndodheshin nëpër kafe e në automjete që t’i bashkoheshin në tubim. Një tjetër marshim u zhvillua përsëri në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku më pas protestuesit shkuan përpara selisë së Partisë Demokratike duke thirrur “opozitë e shitur”.
Një protestë simbolike kundër ndërtimeve në Zvërnec u zhvillua dhe në Vlorë e Durrës, ku pjesëmarrja ishte më e ulët. Protesta e radhës pritet të mbahet përsëri ditën e nesërme po në orën 18:00.
Duket se protesta e sotme ende nuk ka përfunduar. Protestuesit, pasi u shpërndanë me grupe në disa zona të Tiranës, kanë marshuar përsëri drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ ku dhe kanë kaluar përpara kryeministrisë. Ata u drejtuan drejt selisë së Partisë Demokratike duke thërritur në kor “opozitë e shitur” dhe 'Sali komunisti'.
Pasi u larguan nga kryeministria, grupe protestuesish janë shpërndarë nëpër kryeqytet. Disa prej tyre u ulën në ‘Sheshin Skënderbej’ e të tjerë u kërkuan qytetarëve që ndodhedhin nëpër kafe tu bashkoheshin.
Të tjerë bllokuan rrugën duke ndaluar automjetet, ndërsa një tjetër grup ka shkruar te selia e PS. Protestuesit janë nisur dhe drejt zonës së ‘Bllokut’ me thirrje që qytetarët t’iu bashkohen ndërsa në kor thërrasin ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’.
Qytetarët e ngritur në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec janë përplasur me kordonin e forcave të policisë, i vendosur te ‘Hotel Dajti’ me qëllim për të mos lejuar marshimin te kryeministria dhe si masë e marrë për shkak të ndeshjes miqësore që zhvillohet në mbrëmje në ‘Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit. Protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin me qëllim vijimin e marshimit drejt kryeministrisë. Policia ka afruar në zonë autobotë me ujë me qëllim shpërndarjen e tyre.
Komente












VLORA. .VLORA...VLORA....BJERI O TE LUMTE DORAAAAAA......
Përgjigju