Ndërtimet pa leje, Blushi: Burgu
jo zgjidhje,Rama:Terapi radikale

Ndërtimet pa leje, Blushi: Burgu<br />jo zgjidhje,Rama:Terapi radikale
TIRANE - Mes debatesh të shumta janë miratuar dje ndryshimet në Kodin Penal për ndërtimet pa leje. Ndryshimet e propozuara nga qeveria për ashpërsimin e dënimeve për të gjithë ata që janë të përfshirë në një ndërtim pa leje, kanë provokuar debate të forta mes kryeminstrit Rama, deputetit socialist Ben Blushi dhe deputetit të LSI, Spartak Braho. Zanafilla e këtij debati ishte vërejtja që u bë nga deputeti Braho, për amendimin që i bëhej ligjit në nenin 199/b për ndërtimet pa leje, ku thuhet se dispozitat e ligjit për dënimet me burg, zbatohen për cilindo që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrje. Në këtë pikë, shqetësimit të deputetit të LSI-së Spartak Braho iu bashkua dhe deputeti socialist Ben Blushi.

...
Amendamenti i propozuar nga ana e qeverisë për ashpërsimin e sanksioneve për ndërtimet pa leje që çojnë deri në burgosjen e personave të përfshirë në këto ndërtime është shoqëruar me debatet në radhët e mazhorancës.

Gjithçka ka nisur gjatë votimit të ndryshimeve në Kodin Penal, ku deputetët e mazhorancës, Spartak Braho dhe Ben Blushi kanë kundërshtuar amendamentin në fjalë, duke u shprehur se ai është i paqartë dhe nuk saktëson dënimet përkatëse për personat e përfshirë në ndërtimin e paligjshëm.

Madje sipas Blushit, burgu nuk duhet të jetë zgjidhja e vetme, pasi kohët e fundit po abuzohet shumë me këtë masë disiplinore. Nga ana e tij Braho ka shprehur mbështetjen për qëllimin e amendamentit por ka kërkuar një riformulim të tij. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pas muajit janar qeverive lokale iu rikthehet e drejta për lejet e ndërtimit. Fjala e Ramës për pr/ligjin për ndryshimet në Kodin Penal

Pas diskutimeve Kuvendi ka miratuar ligjin për ndryshimet në Kodin e ri Penal me 84 vota pro dhe 1 kundër.

Kuvendi miratoi me 84 vota pro dhe një kundër ndryshimet në Kodin Penal
Kuvendi miratoi sot me 84 vota pro dhe një votë kundër disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë ashpërsimin e dënimeve ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje.
Miratimit të këtij pr/ligji i parapriu debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Ben Blushi, i nxitur pas një amendamenti të propozuar nga dy deputetë të shumicës.

Amendamenti në fjalë iu kalua për riformulim Komisionit të Ligjeve, i cili, i mbledhur në mjediset e seancave plenare, e miratoi propozimin që parashikon ndryshimin e nenit 199, pika b të Kodit Penal.

Ndryshimet në legjislacionin penal parashikojnë që të gjithë ata persona që do të kryejnë ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes do të dënohen me burgim nga 2 deri në 8 vjet burg.

Nard Ndoka: Votova kundër, masat shtrënguese deri me burgim nuk janë zgjidhje
Kuvendi ka miratuar me 84 vota pro dhe një kundër ligjin për ndryshimet në Kodin e ri Penal. Deputeti Nard Ndoka ka shpjeguar nga foltorja e Kuvendit votën e tij kundër këtij ligji, duke u shprehur se masat shtrënguese deri në burgosje nuk janë mënyra e vetme për të ndaluar ndërtimet pa leje. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, deputeti Ndoka tha se me masat e marra nuk garantohen reforma, zhvillim dhe liberalizimin tregu, por sipas tij mbillet frikë tek qytetarët.
 
Deputeti Ndoka është ndalur edhe aksioni i policisë dhe OSHEE kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke u shprehu se deri më tani nuk janë penalizuar kompani të mëdha, por familje pa të ardhura.
 
“Jam i bindur se masat shtrënguese deri në burgosje nuk janë mënyra e vetme për të ndaluar ndërtimet pa leje. Rama, ju po e ktheni institucionin e Kryeministrisë në një gogol për qytetarët sesa një institucion që do të prodhojë reforma, shpresë dhe iniciativë të tillë për qytetarët. Ne kemi probleme edhe të trashëguara ku ka nevoje për reforma, liberalizim të tregut, qoftë edhe ku i ndërtimeve. Keni vepruar gabim duke pezulluar lejet e ndërtimit në gjithë vendin. Ju keni hequr këtë të drejtë pushtetit lokal, ndërkohë që jeni shprehur si një partizan i decentralizimit. Bllokimi i ndërtimeve, e bllokon edhe ekonominë. Ka një paralizë të ekonomisë. Dhe nuk është kjo zgjidhja, duke i ofruar burgun qytetarëve. Edhe Enver Hoxha është treguar me tolerant në atë kohë, s’përdorte fjalën burg, por kamp. Po mbillni frikë të qytetarët. Duhet një politikë më orientuese për familjet në nevojë. Po kështu duhet edhe kujdes për këtë operacionin për energjinë. Ju keni një numër të konsiderueshëm familjes që jetojnë poshtë minimumit jetik, dhe shteti duhet t’ia paguajë atyre energjinë. Nuk kemi parë kompani të mëdha të penalizohen për vjedhje të energjisë elektrike, por vetëm disa fatkeqë që kanë përjetuar qelitë e burgut”, tha deputeti Nard Ndoka.

Braho: Kundër amendamentit, është shumë i mjegullt
“Unë e respektoj vullnetin e amenduesve, por nuk do ta votoj këtë amendament, sepse bëhet fjalë për një amendament tepër specifik, ku juristët mendojnë shumë kur e formulojnë sepse nuk mund të bëhen ndryshime në Kodin Penal duke parashikuar dispozita kaq të rënda, me gjithë problematikën e tyre, aq më tepër se nuk janë formuluar në mënyrë profesionale. Dhënia e ndihmës është pozitive si nocion. Së dyti ç'punë ka projektuesi, mbikqyrësi, mirë ai që e realizon, por projektuesi përse duhet dënuar? Për të mos e zgjatur le të shkojë edhe kjo me amendamentet e tjera dhe të rishikohet.” tha Braho

Blushi: Me burgun po abuzohet, nuk është zgjidhje
“Problemi i këtij amendamenti është se është i mjegullt dhe ky amendament nuk përzgjedh keqbërësin dhe nevojtarin. Këtu nuk bëhet fjalë për të penalizuar ndërtuesit e mëdhenj, por konsideron njësoj një fshatar që i ra shtëpia jo për faj të tij taraca e shtëpisë, dhe komuna nuk i jep dot lejen e ndërtimit dhe i fut të dy në një thes. Amendamenti nuk e saktëson këtë. Mua fjala burg më shqetëson dhe po e përdorim pak si pamasë dhe nuk besoj se shqiptarët kanë burgun mënyrën e vetme të korrektimit. Ne si shoqëri keni nevojë të korrektohemi por nuk kemi pse shkojmë në burg që në ditën e parë. dhënie ndihme është nëse në një fshatar punësohet për të  rregullon një mur.” tha Blushi

Megjithatë në replikën e tij, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur propozimin e bërë nga qeveria për ashpërsimin e masave, duke u shprehur se kjo është e vetmja terapi për të shëruar kancerin që ka përfshirë Shqipërinë, ku theksoi se ndërtimet pa leje kanë zaptuar miliona m2 dhe se deri më tani nuk është marrë asnjë masë e vetme ndaj përgjegjësve.

Duke krahasur këtë aksion, të ngjashëm me problematikën e energjisë, kryeministri Rama theksoi se sipas tij dënimet e propozuara janë minimale krahasuar me numrin e lartë të personave që abuzivisht kanë ndërtuar pa leje apo edhe duke shkelur lejen, për qëllime fitimi.

Shefi i qeverisë, tha se dënimi me burg për ndërtimet pa leje ka ekzistuar gjithnjë në Kodin Penal por se rastet e zbatimit të tij në gjithë këto vite për personat që ndërtojnë apo shkelin lejen, nuk janë më të mëdha se gishtat e dy duarve.

“Faleminderit për vërejtjen. Nuk është origjinale sepse ka kohë që e bën opozita për përdorimin e tepërt të fjalës burg. Unë dua që çdo gjëjë t’i vë fjalën që ka. Këtu nuk bëhët fjalë për të futur në burg që ditën e parë dikë që ndërton pa leje. Por për ti dhënë fund një historie që vazhdon prej një çerek shekulli, që praktikisht i ka hequr Shqipërisë të drejtën dhe mundësinë që të ketë shekull të 20. S’kam asnjë kompleks të përdor fjalën burg kur bëhet fjalë për t’ju rikthyer lirinë dhe të drejtën atyre që pikërisht sepse e kanë zbatuar ligjin, nuk kanë guxuar të venë një tullë as në tokën e tyre pa leje, sot kanë humbur tokën e tyre, kanë humbur mudnësinë që të ndjehen mirë se janë qytetarë që respektojnë ligjin. Përballë këtij kanceri unë nuk shoh mundësinë e një terapie tjetër përveç një terapie intensive dhe radikale. Këtu nuk ka asnjë shpikje. Unë e mirëkuptoj shqetësimin por është një shqetësim që nuk vjen në kohën e duhur dhe nuk ka lidhje me vendin që duhet të fusim në rrugën e duhur, dhe po nuk e futëm dot në rrugën e duhur energjinë dhe ndërtimet pa leje do të kemi një situatë kaotike dhe për më tepër besoj se sanksionet e propozuara janë sanksione në këndvështrimin tim minimale sepse bëhet fjalë për njerëz që jo në gjak të nxehtë por në grup me muaj e vite të tëra për qëllime fitimi abuzojnë në mënyrë skandaloze me një të drejtë të marrë duke shkelur të drejtat e të tjerëve dhe mjafton të mos shkelin të drjetat e të tjerëve dhe këto sanksione qëndrojnë aty dhe nuk përdoren.” u shpreh Rama

Pas replikave në Kuvend, u mblodh Komisioni i Ligjeve i cili diskutoi propozimin për riformulim të amendamentit, për t’u rikthyer më pas për ta votuar ndryshimin në Kodin Penal.
edi rama

Më poshtë debati i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë:

Blushi: Ka gjobë kur ndërton pa leje, por nëse rregullon murin e shtëpisë dhe të presësh sa të miratohet nga komuna dhe ta fusësh në Kuvend më duket se është e nxituar. Unë nuk kam amendament por më duket e nxituar. Në fakt për të dy ndërhyrjet, është e drejtë që të hiqet fjala, shkelje e rëndë, pasi çdo ndërtim pa leje është shkelje e rëndë, por ne me këtë amendament kemi dashur të themi se çdo ndërtim pa leje është shkelje e rëndë. Jemi dakord të hiqet fjala e rëndë.

Xhafaj: Qeveria ka sjellë në komision një amendament lidhur me ndërtimin e paligjshëm. Komisioni e ka shqyrtuar duke vlerësuar qëllimin pozitiv të qeverisë për të rregulluar edhe përmes ashpërsimit të sanksioneve penale, mbi një situatë kritike, për ndërtimet të një paligjshmërie të hapur, por përtej qëllimit ka disa principe, dhe në këtë kontest bëmë një riformulim në mënyrë unanime, si Ministria edhe ekspertët ndërkombëtare ,se e strukturuar në këë mënyrë rrethi i subjekteve është shumë i gjerë dhe u krijon hapësira gjykatave të vënë para drejtësisë jo një grup të vogël njerëzve që kanë përfshirë në këtë shkelje. Rrethi i subjekteve është shumë më i gjerë në rastin e parashikimt të Komisionit. Kolegët duan specifikim që të jetë më i qartë. Ka një objeksion, kur ndërhyhet në Kod, duhet ndërhyrë me kujdes, dhe sot ne do ta kalojmë por mendoj se në raste të tilla të ngjashme kur bëhet fjalë në një kod duhet të jemi më të kujdessshëm.

xhafaj
 
Braho: Unë e respektoj vullnetin e amenduesve, por nuk do ta votoj këtë amendament, sepse bëhet fjalë për një amendament tepër specifik, ku juristët mendojnë shumë kur e formulojnë sepse nuk mund të bëhen ndryshime në Kodin Penal duke parashikuar dispozita kaq të rënda, me gjithë problematikën e tyre, aq më tepër se nuk janë formuluar në mënyrë profesionale. Dhënia e ndihmës është pozitive si nocion. Së dyti çpunë ka projektuesi, mbikqyrësi, mirë ai që e realizon, por projektuesi përse duhet dënuar? Për të mos e zgjatur le të shkojë edhe kjo me amendamentet e tjera dhe të rishikohet.

braho
 
Rama: Me shumë repsket për të gjithë profesionistët e të drejtës, dua të nënvizoj qartësisht arsyet pse qeveria e kërkon dhe kërkon sot këtë ndërhyrje në Kod. Arsyeja pse besoj që edhe amendamenti përmban. Të njëjtin diskutim kemi bërë kur ndërhymë për energjinë, të njëjtëmn oponencë juridike, kemi hasur nga njerëzit e fushës, rezultatet i keni parasyve dhe jo vetëm kaq, por mund të ju them se qoftë për vendosjen e qartë në Kodin Pebal se vjedhja e energjisë nuk parashikon më asnjë lloj dënimi tjetër veç ndalimit dhe ndëshgkimit me burg, por edhe një tjetër ndërhyrje që ne kemi bërë lidhure me kalimin e INUK në varësinë e MB janë dy masa që sot po merren dhe do të adoptohen edhe në legjislacione të tjera që nuk kanë të njëjtën problematikë kaq të tmerrshme sa e kemi ne qoftë me energjinë apo shkatërrimin e territorit, por e kanë hasur dhe nuk e zgjidhin dot as me gjoba apo masa të ndërmjetme.

Të njëjtën çështje kemi hasur edhe kur është kërkuar vendimi i gjobave për shkeljet në qarkullim, ndërkohë mjafton të shikoni tendencën e përgjithshme në vende që kanë një problem të madh me ligjshmërinë për të kuptuar se ata që kanë avancuar në drejtimin e duhur e kanë bërë duke rëndëuar sanksionet shumë më tepër se ne. Para pak ditësh në një vend fqinj është miratuar gjoba me 800 euro për fishekzjarret, të gjithë e dimë pse edhe pse ata për këtë punë nuk na e kalonë ne. Në qytetet tona po të bëjmë një dallim mes volumeve të ndërtimeve me leje dhe ato pa leje, në ndërtimet me leje është një rezultat katastrofik. Janë mliionë m2 të ndërtuara në qytetet e shqipërisë, jashtë lejes.në BE projektuesi mban drejtëprdrejt përgjegjësi nëse e drejta e tij mbi lejen shkelet nga ndërtuesi, ndërkohë që projektuesi ka të drjetën në momentin kur investitori bën shkeljen më të vogël të lejes. Për energjinë nuk kemi çfarë të diskutojmë sepse rezultatet janë ulëritëse për sa shumë kohë dhe para kemi humbur, duke ndërhyrë në legjislacion dhe duke bërë rritje të papërfillshme të gjobave.

rama

Sa i përket ndërtimeve pa leje është koha që të marrim një vendim të qartë që t’i hapim rrugë procesit të ndërtimit me leje. Nëse bëjmë këtë do të ndajmë qartësisht epokën e sotme, ku ju siguroj se lejet e dhëna dhe të zbatuara pikë për pikë, nuk janë më shumë se gishtat e dy duarve. Edhe në këtë fushë Shqipëria ka dështuar në mënyrë spektakolare në implementim, në zbatim të legjislacionit. Nuk ka më shumë se gishtat e dy duarve leje ndërtimi në Republikën e Shqipërsë pikë për pikë nga autoriteti që lëshon lejen. Nuk ka vende në BE, leje ndërtimi që të zbatohen duke shkelur kushtet e lejes dhe sanksionet jo me kate, por për shkelje që në Shqipëri as nuk janë llogaritu ndonjëherë, që kanë të bëjnë me sistemet e sigurisë, jo vetëm që shkojnë në burg, por s’ka shans që ndërtesa të vihet në funksion. Ne jemi ende larg kësa bote por duhet të ndalim këtë hemoragji. Është e padiskutueshme se nëse nuk sanksionojmë me ndëshkime të qarta shkeljet me ndërtimet me leje, në momentin e parë që do të fillojë dhënia e lejeve, fenomeni do të rifillojë. Në vend që të sanksionoheshin ndërtuesit që ishin pa leje, u vunë ca gjoba qesharake më ulëta se çmimi për m2.

Nëse dikush do të merrte dhe studionte dhe mbi bazën e studimit nisur nga lejet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe ta krahasosh me Tiranën reale janë mln metra 2 të tepërta duke marrë si sebep lejen e ndërtimit dhe pastaj të legalizuar me një çmim qeshakra, 4 mijë lekë m2. Kështu që unë e mirëkuptoj shqetësimin por është një shqetësim që nuk vjen në kohën e duhur dhe nuk ka lidhje me vendin që duhet të fusim në rrugën e duhur, dhe po nuk e futëm dot në rrugën e duhur energjinë dhe ndërtimet pa leje do të kemi një situatë kaotike dhe për më tepër besoj se sanksionet e propozuara janë sanksione në këndvështrimin tim minimale sepse bëhet fjalë për njerëz që jo në gjak të nxehtë por në grup me muaj e vite të tëra për qëllime fitimi abuzojnë në mënyrë skandaloze me një të drejtë të marrë duke shkelur të drejtat e të tjerëve dhe mjafton të mos shkelin të drjetat e të tjerëve dhe këto sanksione që ndrojhnë aty dhe nuk përdoren. Në 2-3 javët e para të sanksioneve të energjisë, pati një numër të lartë arrestimesh, ndërsa sot është minimal. Ndërkohë numri i marrëveshjeve që njerëzit lidhin me OSHEE për të mos qenë më jashtë sistemi, ka arritur në një mesatare 2000 në ditë, ndërkohë që deir 6 muaj më parë ky numër quhej objektiv i paarritshëm. Pjesa më e madhe e këtyre marrëveshjeve lidhen për të paguar drejtpërdrejt principalin. Unë besoj që përveç gjithë masave të marra në bazën e këtij ndërveprimi të plotë është vullneti i parlamentit i shprehur në ashpërsimin e sanksioneve dhe heqjen e sanksionit të gjobës për vjedhje energjie. Të sanksionojmë pa masa ndërmjetme që bëhen shkak për korrupsion edhe për ndërtimet pa leje. Dhe ky sanksion na jep të drejtën që nga janari të rishikojmë vendimin për të ngrirë dhënien e lejeve nga vendorët, sepse nuk ka më shans që mbi lejet e dhëna të ketë abuzime.

Ndërkohë duke u sjellë në mënyrë akademike me këtë kancer që e ka ngrënë vendin, ne veetëm kemi rritur faturën e njerëzve të ndershëm në raport me shtetin dhe ligjin dhe vetë faturën që ka shteti vetë në kurriz se mijëra njerëz janë sot ose të dhunuar nga e drejta e tyre mbi pronën dhe të dhunuar e të privuar nga e  drejta për një bashkëjetesë normale e kësaj sëmundje që e ka bërë hipertrofike ndërtimin mbi lejet e dhëna. Kjo bëhet për t’i dhënë një mesazh gjithë industrisë së ndërtimit që është zemra e këtij shkatërrimi kolosal që i është bërë këtij vendi. Besoj që këto sanksione do të duhet të përdoren minimalisht sepse mjafton qenia e tyre në Kodin Penal për t’i dhënë fund kësaj historie. Dënimi me heqje lirie ka qenë prej kohësh por nuk është përdorur prej kohësh qëllimisht për t’i dhënë hapësira korrupsioni dhe abuzivizmi gjykatave korruptive. Në botë nëse një projektues bëhet palë në shkeljen e një leje ndërtimi humbet për gjithë jetën të ushtrojë profesionin e tij.
 
Braho: Unë bashkohem me situatën dhe problematikën. Unë hyj tek ata që janë kundër sjelljes akademike të qeverisë, por jam për profesionalizëm të dispozitës. Prandaj 5 minuta pushim ta rregullojmë dispozitën dhe ta votojmë.

Rama: Jam 100% dakord, unë mbrojta qëllimin dhe jo formulimin dhe mendoj se kjo është mënyra se si qeveria ndërvrepon mne komisionin e liogjeve. Komisioni duhet të formulojë drejt çdo dispozitë pa deformuar qëllimin e qeverisë. Prandaj jam dakord për të marrë kohë për riformulimin e kësaj dispozite, pa ndryshuar qëllimin.
 
Blushi: Problemi i këtij amendamenti është se është i mjegullt dhe ky amendament nuk përzgjedh keqbërësin dhe nevojtarin. Këtu nuk bëhet fjalë për të penalizuar ndërtuesit e mëdhenj, por konsideron njësoj një fshatar që i ra shtëpia jo për faj të tij taraca e shtëpisë, dhe komuna nuk i jep dot lejen e ndërtimit dhe i fut të dy në një thes. Amendamenti nuk e saktëson këtë. Mua fjala burg më shqetëson dhe po e përdorim pak si pamasë dhe nuk besoj se shqiptarët kanë burgun mënyrën e vetme të korrektimit. Ne si shoqëri kemi nevojë të korrektohemi por nuk kemi pse shkojmë në burg që në ditën e parë. 

ben blushi 
Rama: Nuk është origjinale sepse ka kohë që e bën me zë të lartë opozita për përdorimin më tepër seç duhet të fjalës burg por dua që çdo gjëje t’i vë fjalën që ka. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për të futur në burg që ditën e parë dikë që ndërton paleje, por atë që ka shkelur prej 25 vjetësh. Është një çerek shekulli që i ka hequr Shqipërisë, që të ketë shekull të 20. Unë nuk kam asnjë kompleks të përdor fjalën burg kur bëhet fjalë për t’iu rikthyer lirinë atyre që nuk shkelën ligjin, dhe nuk guxuan të vënë pa leje asnjë tullë në tokën e tyre, dhe sot kanë humbur mundësinë për të jetuar dhe u ndjerë mirë se janë qytetarë që respektojnë ligjin. Dhe përballë këtij kanceri unë vetë nuk shoh mundësinë e një terapie tjetër, veç asaj radikale. Në Kodin Penal i vitit 2011, pra jo i pas 23 qershorit ka një nen që thotë se ndërtimi i paligjshëm në tokën e vetë dënohet me gjobë ose burg deri në 1 vit. Po kjo vepër në tokën e tjetrit dënohet nga 1-5 vjet. Sa ndërtime janë bërë nga 2011 derri kur e frenuam? Dhe nuk ka një rast të vetëm ku ky Kod Penal të jetë zbatuar duke shprehur gjykata vullnetin e këtij Kuvendi.

E njëjta situatë, ishte edhe me energjinë. Shikojeni vetë atë që po ndodh sot, siç të gjithë e dimë atë që ka ndodhur deri dje. Asnjë i dënuar për vjedhjen e energjisë, dhe borxhi mbi të gjithë ata që e kanë paguar rregullisht 1.1 mld dollarë në 20 vite. Këtu nuk bëhet fjalë për tu kapur pas fjalës apo tu tërhequr nga marrja e një hapi të domosdoshëm duke u nisur nga rasti i disa njerëzve që u ka rënë çatia dhe muri dhe për këtë shkak janë përballur me forcë frenuse, ndërkohë që nuk ka asnjë, dhe kjo është e ditur se jam marrë personalisht për ankesa të tilla, që një individ të ketë përfunduar në burg sepse nuk është e arsyeshme.

Duhet të kemi parasysh atë që është trashëguar me atë që duam tu japim njerëzve, dhe në këtë drejtim nuk kemi pse të kompleksohemi përballë nevojës për të marrë masa që në vende të ngjashme ka dhënë rezultatet që ne duam të kemi. Janë 2 vende të rajonit që kanë çuar ekspertë qoftë për aksionin e energjisë apo me kalimin e INUK në varësinë e MB, të dy masa që në një vend tjetër do të ishimn të pazakonshme por këtu kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe në këtë situatë nuk mund të tregojmë gishtin kur gishti tregon hënën. Sa i përket formulimit të teknikës jam dakord që ai t’i përgjigjet qëllimit. Kur të vendosim këto sanksione na jepet mundësia për të çliruar qoftë industria e ndërtimit apo të gjithë ata që kanë nevojë për të pasur leje për të bërë ndërtime apo riparime sipas nevojës. Sepse shkalla e mundshme e abuzimit me fjalën riparim, janë shpallur të pafajshëm ndërtues që janë vënë para përgjegjësisë nga ana jonë në të shkuarën pastaj kanë dalë të palagur bashkë me katin shtesë, sepse u është dashur të bëjnë riparim katit të sipërm për problemin në katin poshtë. Pra fenomeni është mijëra herë i ekzagjeruar krahasur me masat tona për ta zbutur këtë ekzagjerim. Qëllimit do t’i shkojmë deri në fund.
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)