Kompleksi turistik përfshin një lokal, bar restorant dhe një hotel i cili ishte ende në ndërtim.
Drejtori i inspektortit Ndërtimor Urbanistik në Durrës, Artur Cela ka ndjekur nga afër aksionin për prishjen e këtij kompleksi turistik, I cili tha se në listë renditen një sërë ndërtimesh ilegale të ndërtuara në zonat publike.
“Ne si inspektoriat ndërtimor në bashkëpunim me INUK e të mbështetur nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake kemi marrë vendimin për të shembur të gjithë ndërtimet pa leje që janë bërë në kompleksin “Kamelia. “Nuk ka asnjë lejë ndërtimi. “- tha ai.
Në plan për prishje ishte dhe bar restorant “Çamëria” por kreu i INUV tha se pronari kishte nisur vetë prishjen pasi ishte i paligjshëm.
Gjatë aksionit nuk është ndeshur asnjë rezistencë nga ana e pronarëve, ndërsa pritet që nisma të jetë prezente edhe në ditët në vijim.
(Foto: Drejtori i inspektortit Ndërtimor Urbanistik në Durrës, Artur Cela)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)