TIRANE- Qeveria propozon heqjen e dënimit me gjobë pë rata që ndërtojnë pa leje. Në rast se miratohen ndryshimet e propozuara me një projektligj të posaçëm në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dënimi i vetëm do të jetë burgimi, që fillon nga një, për të arritur deri në tetë vjet për shkelësit. Propozohet që të ndryshojë edhe neni 199/a i Kodit, “Ndërtim i paligjshëm”, duke u riformuluar si vijon: “Ndërtimi apo punimi, i kryer pa leje, në shkelje të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar dhe në tokë të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer për qëllime fitimi, në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Dispozitat e këtij neni zbatohen sipas rastit edhe ndaj pronarit të ndërtimit, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve”.
/Shqiptarja.com








