Ndërtimi e sektori i turizmit në krizë për punëtorë, qytetarët në Lezhë zgjedhin të punojnë në Gjermani: Këtu janë pagat e ulëta, pa sigurime

Ilir Prenga detyrohet të shkojë dy herë në vit për punë sezonale në Gjermani, pasi siç tregon për Report TV, paga në Shqipëri është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen. 47-vjeçari nga Lezha, ka punuar në sektorin e ndërtimit, por pronarët përpos pagës së ulët nuk kanë derdhur as sigurimet shoqërore e shëndetësore.

“Jam 47-vjeç shkoj punoj në Gjermani me 3-mujore, ka pasur raste dhe 6 muaj. Këtu ka punë plot, por pagesat janë copë-copë. Këtu kam punuar në beton me 10 mijë lek/dita por s’më del llogaria se kam dy fëmije, dy pleq (prindërit) dhe gruan. Të gjitha shpenzimet e familjes i mbuloj unë. Ku mund të punësohesh? Siguracion këtu s’të japin! Sa marr në një muaj në Gjermani nuk i marr këtu për 6 muaj”.

Po kështu Prenga, ka kryer trajnim për punonjës i ruajtjes dhe sigurisë fizike dhe ka punuar vetëm një muaj pasi paga ishte vetëm 29 000 lek.

“Unë kam dhe diplomë për security. Kam punuar 16 orë ne dite me page mujore  290 mijë lek, siguracion zero, e kam lënë dhe kam ik! Shkollën e sigurisë e kam bërë, por a mund te jetojnë 6 veta me 300 mije lek? Gruaja s’punon dot se kam dy pleq ne shtëpi nga 80 vjeç dhe dy fëmijët ne shkollë, gruaja u shërben atyre, unë punoj. Siguracione s’ka rregulla jo prandaj po largohen shqiptarët!”.

Në këto kushte, babai i dy fëmijëve detyrohet të shkojë dy herë në vit në Gjermani për të punuar ne ndërtim, ndërsa kur kthehet në shtëpi merret me punët e bujqësisë.

Nga ana tjetër janë bizneset që vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Kjo vihet re lehtësisht, teksa Report Tv kreu një vëzhgim në rrugët e qytetit të Lezhës, ku gjen me dhjetëra njoftime punësimi për rrobaqepës, shitës, kamerier e kuzhinier....

Kreu i Dhomës së Tregtisë në Lezhë, Pashk Palokaj nuk pranon se shkak për rënien e fuqisë punëtore janë pagat e ulëta.

“Ikja masive e njerëzve ka krijuar dramë në gjithë sektorët, por sidomos në ndërtim e turizëm. Ne pretendojnë çdo vit për rritjen e turizmit, nga ana tjetër kemi mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Pagat janë rritur, por kjo (emigrimi) është sëmundje allashqiptarçe, nuk ka më paga 300 mijë leke, kanë qenë para 3-4 vitesh. Sot në sektorin e ndërtimit pagat janë të kënaqshme”.

Kriza e punëtorëve ka prekur mbarë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT në 7 vitet e fundit janë larguar mesatarisht rreth 37 mijë qytetarë çdo vit ose 1.2 % e popullsisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2023 00:51

    Shqiperia gjithemone keshtu ka qene historikisht.Stergjysherit e mi shkonin here ne Itali,here ne Turqi,ose Egjipt,ose dhe brenda Shqiperise,sipas tregut te punes,punonin 6 muaj ktheheshin prape,qendronin ca kohe,iknin prape dhe ishin ne gjendje shume me te mire ekonomike-financiare se keta fatkeqe.Duket qe dicka nuk shkon me /biznesmenet/ shqiptare qe dine vetem te fitojne,pastaj kur vjen puna per pagat,taksat,inshurencat,sigurimet e deri dhe humbjet e falimentimet behen te gjithe te paditur,dorezohen,ose presin nga shteti,ose nxjerrin 100 arsye e justifikime.

    Përgjigju
  • Tini: 03/02/2023 20:41

    Ju doni skllever, jo punetore or plehra.

    Përgjigju
  • Vin: 03/02/2023 20:11

    ore ju sjeni ne terezi , me nje rrog 6 veta si mban dot dhe ne Kanada te jesh.Po te punoj gjith familja jetohet po thuaj qe jeni mesuar te merni qyl nga azili qe jep europa.

    Përgjigju
  • cubi: 03/02/2023 18:18

    me 3oo mije leke ku do shkosh o njesh as per naften sdalin per te vajt ne pune..

    Përgjigju
  • Me Me: 03/02/2023 18:05

    Ankohen se jane rritur kostot se u rrisin nga 20 mij lek te qelbura puntorve nderkohe qe fitimi eshte me miliona, kurre puna nuk e justifikon pagesen.. Jepu hakun puntorit qe e meriton e ska pse te iki. Por si zakonisht ndodh, duan super fitim me 2 puntor qe bejn gjithcka. Kur ndiqni politike te gabuar kto jan pasojat. Kur dhe Bangladeshasit po ju ikin cprisni nga Shqiptaret o "biznesmena" te pashkolluar!

    Përgjigju
  • Askushi: 03/02/2023 17:43

    Keta s'janë biznesmenë, keta jane gjakpirës me 30,000 e 40,000 ne muaj duan të paguajnë, as ne Afrikë si gjen më këto paga. Njerëzit po ikin nga Shqipëria për në radhë të parë prej këtyre gjakpirësve dhe për faj të politikës që vetëm zien, se kush do të marr pushtetin e jo të diskutojë ligje sa më të mira për popullin dhe arsye të tjera si doktorëve dhe infermierëve që spitalet po u bëhen të reja dhe ca rritje rroge e morën po nga pazaret si të ishim në treg s'heqin dorë etj që s'po i përmend se lista është e gjatë.

    Përgjigju
    • 500 mije leke burre e grua 1 milion nuk eshte keq: 03/02/2023 17:50

      Gjermania vllazen nuk eshte si perpara

  • turi: 03/02/2023 16:48

    paguani pak,,,,,legena,,prandaj ikin njerezit ne gjermani... .

    Përgjigju
    • Qofte: 03/02/2023 17:49

      Gjermania vllazen nuk eshte si perpara

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve