BERAT - Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me denoncimin Partisë Demokratike se daja i Erjn Veliajt po vijon ndërtimin e një pallati në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë.
 
Nga ana e policisë së Beratit pas analizimit të materialeve është konkluduar  se kanë të bëjmë me veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Prej vitit 2010 e në vazhdim për këtë leje ndërtimi ka pasur një konflikt gjyqësor ndërmjet palëve të përfshira, me paditës shtetasit Isuf Ferra, Pellumb Salillari dhe të paditur firmën "Leksi OR" shpk.
 
Gjykata e Apelit Vlorë me vendim të datës 04 tetor 2012 ka vendosur “Shfuqizimin e aktit administrativ, vendimin për miratim leje ndërtimi Nr. 23, datë 24.11.2009 të KRRT Bashkia Ura Vajgurore Berat”, kryetar i së cilës është daja i Erjon Veliajt, Syrja Ormenaj.
 
Firma "Leksi OR" shpk. Me administrator Fatos Ormenajn e ka ankimuar këtë vendim në shkallët e tjera të gjyqësorit dhe çështja është ende gjykim bën me dije më tej policia e Beratit.
 
 
Ndërkohë që Komisariati i Policisë Berat ditën e djeshme ka referuar në Prokurorinë e këtij qytetit materialet për kundravajtjen penale "Veprime që bien ndesh me Vendimin e Gjykatës", në ngarkim të Fatos Ormenajt, si administrator i "Leksi OR" shpk. me seli në qytetin e Beratit.

Bëhet me dije se Prokuroria e Beratit ka regjistruar këto materiale me numër protokolli 2324.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)