MIRDITE-Banorët e Kaçinarit kanë larguar nga zona e tyre makineritë e firmës e cila po ndërton HEC-et. Banorët fillimisht kanë bërë një dëgjesë publike me administratorin e kompanisë "Shperdhaza Energji" Ndue Shkurti, por nuk kanë pranuar asnjë lloj kompromisi, ndërsa kanë kërkuar me cdo kusht largimin makinerive që po merren me ndërtimin e HEC-ve në zonën e Kaçinarit.
Banorët në deklaratat e tyre kanë qenë të prerë se nuk do të lejojnë ndërtimin e asnjë HEC-i në zonën e tyre. "Firma me mashtrimet e saj ka nisur të ndërtojë rrugën që më pas të bëjë HEC-et, por ne i kemi paralajmëruar që nuk do t'i lejojmë në asnjë mënyrë, uji është i joni dhe nuk do ja lëmë askujt. Kësaj here i kemi larguar përfaqësuesit e firmës nga zona herën tjetër do i kemi punët ndryshe, ne Kacinar nuk do të ndërtohet HEC" thanë ata.
Banoret e fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-eve në Njësitë Administrative Kaçinar e Selitë në Mirditë protestuan edhe pak muaj më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, duke kundërshtuar zbatimin e këtyre projekteve në zonën e tyre.
-
Krejt ket pune jan tu e bo me marr naj lek se sa te marrin lek nuk kan per tu degju me
Përgjigju -
Toger Baba eshte mirditor.
Përgjigju -
Bravo mbronja me gjak se pernryshe ju piu e zaza
Përgjigju -
Toger baba eshte nisur per Kacinar.
Përgjigju-
O populli trim i Kacinarit rrini me qiri mire jeni po prishin edhe HEC e Vaut te Dejes, te. Fierzes etjh.ce doni driten ce doni energjine ci doni tv etj lavatricet , voileret rrini pa to kthehuni ne epoken e gurit.
-
-
Bravo mirditoreve..nuk mund te prishet natyra..e vetmja pasuri qe i ka ngel popullit ..per interesat e dikujt pak idividesh.qe mos u fryfshin
Përgjigju -
Mirditore trima qe nuk i ka nenshtru dot as Turku,as mbreti zog dhe nuk presin mbrojtjen e asnje qeverie por nderhyjne vete.
Përgjigju-
Nuk Ju nenshtrua Turk? Hahahhahaha Kush ta Ka treguar kete Perralle?
-
-
Bravo ju qofte banoreve... Lus Zotin qe te mos terhiqen dhe ta mbrojne vendin e tyre sepse keta grabitqaret po e shkaterrojne fare natyren shqiptare per 2 lek te qelbura....
Përgjigju -
Perkrahje pa rezerve per popullin e Miredites dhe protesten e tyre por te mbrojte interesat e tyre jetike per uje ..
Përgjigju









Komente
Komento