Banoret e fshatrave që preken nga ndërtimi i HEC-eve në Njësitë Administrative Kaçinar e Selitë në Mirditë kanë protestuar në qendër të qytetit të Rrëshenit, duke kundërshtuar zbatimin e këtyre projekteve në zonën e tyre.
Sipas banorëve ndërtimi i HEC-eve dëmton rëndë natyrën dhe ekosistetimin, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, nëse nuk do të anulohen këto konçensione të cilët i konsiderojnë abuzive. Deklaratë të fortë, ka bërë një prej protestuesve, e cila në një prononcim për Report Tv, u shpreh se do të mbledhë para dhe me to do të blejë dinamit, për të hedhur në erë HEC-in.
"Kemi punuar dhe jetuar me djersë. Ta dijë i gjithë Mirdita janë vrarë familje për pikën e ujit. Janë dy familje që janë vrarë për një pikë, janë në hasmëri sot. Do mbledhim pensionet dhe do blejmë dinamit dhe do shkojmë që ta hedhim në erë. Do e fus pensionin që sot, do e lë pa marrë dhe të blejë dinamit dhe t'ia hedh në erë, sepse nuk vras fëmijët për pikën e ujit", tha banorja.

Vendimi për ndirtimin e Hec-eve
Banorët thonë se ende nuk është marrë ndonjë vendim për anulimin e ndërtimin të dy HECE-ve mbi Lumin e Urakes, siç deklaroi pak javë më parë në dëgjesën publike Ministrja, Belinda Balluku. Kjo është protesta e tretë brenda një muaji, ndërsa rezistenca e banorëve të mbështetur dhe nga përfaqësuesit e Shoqërisë Civile do të vijojë për të penguar zbatimin e këtyre projekteve.
-
Po nona me cfare do bej drite apo me kandil. Ku ishe kur sharroheshin pyjet dhedigjeshin per dru zjarr? A ke degjuar gjekundi ne bote qe ndricohen me kandil mi none? Zhvillimi kerkon qe te behen HEC, rruge e shume vepra te tjeta por ju duhet te kerkoni te mbillen peme atje ku do te priten dhe te sistemohet hapsira per vepra te interesit publik.
Përgjigju -
te lumt moj burrneshe, se e shkaterruan ket vend!!!
Përgjigju -
te hani nje ‘m....
Përgjigju -
Bravo Nena po' verja se pari Damian Gjiknurit dhe pastaj heceve se duan shume ata kurse Damin me nje kallep kerkon a il ne Hene
Përgjigju -
Do shkoj ne Mirdite toger Baba me sherbim.Ai e njohu mire Mirditen
Përgjigju-
Ti qe mbeshtet kete lloj dhune, vetem pjelle abadolli duhet te jesh. Dylbera qe vetem dhune arrijne te kapin gra. Litarin nga Greku
-
Jo mirdita ju njihte mire e ju njohu mire, as gjermani se kishte bere nje gje te tille se ishin njerez me vlera,
-









Komente
Komento