Në Sarandë është duke vijuar puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes dhe Muzeut të Botës Nënujore.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale, nga punimet që po kryhen.
Sipas kreut të qeverisë, këto dy projekte janë me rëndësi për qytetin.
Rama shton se projektet do të vihen në funksion të qytetarëve, por dhe do të shtojnë atraksionet turistike.
“Në Sarandë vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes dhe Muzeut të Botës Nënujore, dy projekte me rëndësi për qytetin që do të vihen në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë duke shtuar atraksionet turistike dhe duke lehtësuar trafikun dhe menaxhimin e parkimeve gjatë sezonit turistik”, shkruan Rama.
Komente












