Ndërtimi i resortit në Sazan, Ivanka Trump tregon detaje: Ndërthurje mes modernes dhe natyrës

Ndërtimi i resortit në Sazan, Ivanka Trump tregon detaje: Ndërthurje mes modernes dhe natyrës

Ivanka Trump në podcastin e Lex Friedman

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka bashkuar forcat me bashkëshortin e saj, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Jared Kushner për zhvillimin e resortit në ishullin e Sazanit.

Në intervistën e saj për podcastin e Lex Friedman, vajza e Trump ka zbuluar detaje në lidhje me akomodimin dhe arkitekturën e resortit, i cili do të operohet nga rrjeti luksoz i hotelerisë, ‘Aman’ në bashkepunim me kompaninë e kulinarisë Carbone.

Madje ajo ka treguar se distancimi i shumëdiskutuar i Ivanka Trump nga jeta publike amerikane lidhet pikërisht me Shqipërinë. Ka qenë vetë vajza e ish presidentit Donald Trump, që ka thënë se prej kohësh, së bashku me bashkëshortin e saj, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Jared Kushner, janë përqëndruar tek projekti për resortin në ishullin e Sazanit.

“Tani për tani po punoj me burrin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira. Aman do të operojë hotelin për ne, dhe ato do të jenë vila, dhe ne kemi Carbone që do të bëjë ushqimin dhe pijet.”

Përsa i perket arkitekturës, Ivanka Trump u bazua në imazhet e para digjitale që ilustrojne projektin e ndërtimit në fazën përfundimtare dhe shtoi se po përpiqet të respektojë topografinë ekzistuese, në një ndërthurje mes modernes dhe bashkëjetesës me natyrën.

Vajza e Trump, i cili synon sërish ngjitjen në karrigen e postit më të fuqishëm të botës, tha se resorti do të administrohet nga rrjeti luksoz i hotelerisë, “Aman” në bashkepunim me kompaninë e kulinarisë “Carbone”, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme. 42-vjeçarja përshkroi se si do të dukej hoteli, teksa thekson se do të përdoret masivisht xham, që klientët të shijojnë maksimalisht pamjen e detit dhe se po përpiqet të respektojë topografinë ekzistuese, në një ndërthurje mes modernes dhe bashkëjetesës me natyrën.

“Është e jashtëzakonshme që Aman do të operojë hotelin për ne, dhe që ta bashkosh gjithë këtë talent në një vend si Sazani. Edhe për mua vetë është e këndshme t’i rikthehem lojës së shitjes së pasurive të paluajtshme”, tha vajza e ish presidentit të SHBA Donald Trump.

Në deklarata të mëparshme, Jared Kushner është shprehur se ishulli i Sazanit është zona bregdetare më të pacënuara dhe unike ne bote. Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 05/07/2024 14:24

    LARG DUART NGA SAZANI,,,sazabi eshte prone e shqiptareve,,, PO QE SE DUHET BERE NJE RESORT TE BEHET NGA KOMPANI SHQIPTARE...

    Përgjigju
    • Po mër po: 05/07/2024 15:09

      Po ti vërtet beson se Trumpi do e ndërtojë e administrojë hotelin? Trumpi do marr përqindjen e tij për përdorimin e emrit të famshëm të tij. Dikush tjetër do pastrojë paratë.

  • Tani: 05/07/2024 09:41

    Mos eshte gje prone private e kryeministrit Sazani..Populli shqiptar cfare interesi ka?...

    Përgjigju
  • Eri: 05/07/2024 07:55

    Lajm i mire per Vloren dhe Shqiperine. Shpresoj te filloje sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Bim: 05/07/2024 06:02

    Shkoni e shifni dokumentarin Dirty Money dhe do te kuptoni se kush jan keto njerez

    Përgjigju
    • Best: 05/07/2024 14:57

      Ata qe po e bejne do sjellin edhe turistat. Do jete dritarja jone drejt perendimit.

  • maksi: 05/07/2024 00:50

    po ujin ku do e marresh....sazani nuk ka uje.. .

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2024 17:24

    Para se te marin vendime te tilla qe tjua falin vendin te huajve mendoj se duhet ber nje referendum popullor nese jemi dakord apo jo sepse vendi po shitet te pese oligarke

    Përgjigju
    • Miri: 05/07/2024 02:10

      Nuk po shitet, Beni. Po jepet pa kokerr leku. Sepse eshte publik ose i te gjitheve ne. Dhe meqe ne kemi zgjedhur Ramen per ta disponuar permes qeverise, ai e dhisponon sipas qefit. Nje ishull per familjen Trump eshte pak. Sidomos tashme qe Biden ka ik per lesh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën