Ndërtimi i resortit në Sazan, Ivanka Trump tregon detaje: Ndërthurje mes modernes dhe natyrës

Ndërtimi i resortit në Sazan, Ivanka Trump tregon detaje: Ndërthurje mes modernes dhe natyrës

Ivanka Trump në podcastin e Lex Friedman

Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka bashkuar forcat me bashkëshortin e saj, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Jared Kushner për zhvillimin e resortit në ishullin e Sazanit.

Në intervistën e saj për podcastin e Lex Friedman, vajza e Trump ka zbuluar detaje në lidhje me akomodimin dhe arkitekturën e resortit, i cili do të operohet nga rrjeti luksoz i hotelerisë, ‘Aman’ në bashkepunim me kompaninë e kulinarisë Carbone.

“Tani për tani po punoj me burrin tim. Ne kemi këtë ishull prej 1,400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira. Aman do të operojë hotelin për ne, dhe ato do të jenë vila, dhe ne kemi Carbone që do të bëjë ushqimin dhe pijet.”

Përsa i perket arkitekturës, Ivanka Trump u bazua në imazhet e para digjitale që ilustrojne projektin e ndërtimit në fazën përfundimtare dhe shtoi se po përpiqet të respektojë topografinë ekzistuese, në një ndërthurje mes modernes dhe bashkëjetesës me natyrën.

Në deklarata të mëparshme, Jared Kushner është shprehur se ishulli i Sazanit është zona bregdetare më të pacënuara dhe unike ne bote. Kompania e tij Affinity kërkon gjithashtu të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/07/2024 17:24

    Para se te marin vendime te tilla qe tjua falin vendin te huajve mendoj se duhet ber nje referendum popullor nese jemi dakord apo jo sepse vendi po shitet te pese oligarke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet