Ndërtimi i ujësjellësit në Lezhë 
shkatërron rrugët, ankohen banorët

Ndërtimi i ujësjellësit në Lezhë <br />shkatërron rrugët, ankohen banorët
LEZHË-Infrastruktura rrugore në qytetin e Lezhës është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë qytetarët. Problemi më i madh është gjatë kohës me shi pasi këto gropa mbushen me ujë.

Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve ankohen se lëvizja është tepër e vështirë nga gropat dhe balta e krijuar.

‘’Kur bie shi, këto rrugë bëhen të pakalueshme.
 
Është tmerrësisht shumë problem. Ne e kemi mirëkuptuar këtë gjë deri tani sepse bëhet fjalë për një rregullim në ujësjellës, por nuk mund të jetë pambarimisht e tillë situata. Duhet të ketë një afat’’
,-u shprehën banorët. 

Bashkia Lezhë thot se ujësjellësi i ri i qytetit nuk do të merret në dorëzim pa u rikthyer rrugët e dëmtuara në gjendjen e mëparshme siç është e parashikuar në projekt.

Po sipas kësaj bashkie do të ketë një investim të plotë për riparimin e të gjitha rrugëve të qytetit, por nuk jep asnjë afat se kur do të ndodh.

[gallery]20964[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi