HIMARE - Plazhi i bukur i jalës prej rreth një muaji është kthyer në kantier ndërtimi. Në vijën e rërës së këtij plazhi ka filluar zgjerimi i një kompleksi turistik i cili më herët ka shërbyer si pub ditor, por edhe gjatë orëve të natës.
Report Tv sjell për teleshikuesit pamjet e ndërtimit i cili po kryhet në zonën më të frekuentar të Shqipërisë siç është plazhi i Jalit, pjesë e njesisë vendore të Himarës.
Po ashtu gjatë xhirimeve në këtë zonë, është vërejtur se disa metra nga ky ndërtim ishte ngritur dhe një kantier për makineritë, madje dhe tabela informuese që tregon lejen dhe zbardhjen e kësaj leje, por se kush është investori nuk ishte e vendosur në krye të kantierit.
Report Tv u interesua në Bashkinë e Himarës për të marrë një informacion rreth këtij ndërtimi, por në mungesë të kryetarit të bashkisë së Himarës, punonjësit e tjerë hezitojnë për të dhënë informacione.
l.q/Shqiptarja.com