Ndërtimi pa leje i Bashës, si një radiografi e karakterit të tij!

Ndërtimi pa leje i Bashës, si një radiografi e karakterit të tij!

Lulzim Basha dhe shtesa në katin e 13-të të apartamentit

Ka një detaj të papërsëritshëm në atë që Lulzim Basha ka bërë me taksën e lejes së ndërtimit në katin e 13-të të pallatit të tij në Tiranë. Pasi i ka dhënë leje vetes, mbi një pasuri që është e gjithë banorëve, dhe pasi ka kontraktuar një kompani ndërtimi për ta zhvilluar tarracën, në momentin e zbardhjes, ai nuk e ka paguar taksën vet si përfitues i pronës, por ja ka mbajtur kompanisë nga tepricat e taksës së infrastrukturës që ajo i detyrohej bashkisë.

Bëhet fjalë diku për për 170 mijë lekë të reja, një shumë dhe një gjest që ilustrojnë më së miri karakterin e një politikani skuth, që nuk fut dorën në xhep as për një taksë formale për shtëpinë e tij.

Gjithë historia tjetër e Lulzim Bashës është histori banale gënjeshtrash, nepotizëmi në drejtim të bashkisë me njerëzit e gruas, dhe sistem gjobash për metër katrorë.

Por kjo që nuk paguan as taksën, është histori karakteri. Ky është karakteri i tij. Një kryetar bashkie që nuk zbardhte asnjë leje pa paguar tek Kunati, një njeri që ndërkohë ishte emëruar dhe kryetar opozite, muaj të tërë, e ka kaluar ditën, se si të manovronte që të mos paguante 170 mijë lek të reja taksë mbi tarracën e zaptuar të pallatit.

Dhe këtu fillon lumi i gënjeshtrave të tij.

Gënjeshtra e parë. Në përpjekje për t’u shfajësuar për konfliktin e interesit që ka duke i dhënë leje vetes, dhe duke mos paguar as taksën, mendon se është alibi fakti që nuk ka filluar ende punimet në katin e 13-të. Kjo është si kjo historia fantazëm e “Unazës së Re”, që meqënëse ajo shoqëria me letra fallco nuk ka filluar punë, nuk është krim që ka fallsifikuar letrat. Dhe Lulzim Basha, meqënëse i ka dhënë leje vetes, meqënëse ka zaptuar tarracën, meqënëse është në konflikt interesi të pastër verifikuar nga ILKPD, meqë ka shmangur pagimin e taksës, e quan veten të pafajshëm, se nuk e ka finalizuar ndërtimin e katit 13-të.

Gënjeshtra e dytë. Edhe gënjeshtra e dytë, lidhet me të parën, pra me gënjeshtrën që ai nuk ka ndërtuar. Në fakt Basha ka leje për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në katin e 13-të, por ka ndërtuar ndërkohë pa leje në katin e 12, duke shtuar katër dhoma. Në katin që ai ka nën pronësi, bashkë me vjehrrin, gjatë ndërrimit të pushtetit në vitin 2013, kur Berisha po e emëronte kryetar partie, ai ka shtuar pa leje katër dhoma. Pra aq sipërfaqe sa do të bënte me leje në katin e 13-të, i ka bërë pa leje në katin e 12, duke u zhytur totalisht në paligjshmëri. Kjo është dhe arsyeja që ai është aleat me banorët e Astirit cdo natë, pasi ata i duken si vetja e vet që ka ndërtuar pa leje. Por ndërsa ata të shkretët kanë ndërtuar për mbijetesë, ky ka ndërtuar për luks, përë të qenë më komod me vjehrrin komshi.

Gënejshtra e tretë ka të bëjë me Tabakun. Edhe kjo si nënkryetare bashkie, i ka dhënë leje vetes në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, por në përpjekje për ta mohuar, thotë se leja ka dalë në vitin 2014 kur ajo nuk ishte më. Zbardhja e lejes dhe fillimi i procedurës lejes janë gjëra të ndryshme. PDV1, dhe PDV2 janë filluar qartazi në kohën që ajo ishte nënkryetare bashkie dhe kanë përfunduar kur ajo kishte ikur nga nënkryetare, por që në Bashki leja njihet si “Leja e Joridës”.

Tani unë nuk jam shumë i shqetësuar për thellësinë e këtij krimi ligjor, se Shqipëria është e mbushur me paligjshëmri të tilla, por me cilësinë e këtij krimi. Po ta shikosh me se e ka shpenzuar kohën Lulzim Basha dhe vartësit e tij në bashki, e kupton pse Tirana u qelb, u shkatërrua dhe u bë qytet i pajetueshëm. Një kryetar bashkie dhe stafi i tij që kanë pasur gjithë ditën mendjen, si të shtojnë ndonjë kat për vete, si të mos paguajnë atë taksën e qelbur që është një gjysëm wikendi në Holandë, si të ndërtojnë pa leje, si të punësojnë gjithë fisin e gruas në bashki etj, tregon realisht se kush na ka qeverisur dhe kush kërkon të na qeverisë.

Gjithë axhenda e tyre, ditore, javore dhe vjetore, tregon shqetësimet e tyre reale, fantazinë e tyre, dimensionin kulturor të tyre dhe mbi të gjitha skuthllëkun politik, për të harxhuar mandatin e një force të madhe politike si PD, për ca shtesa kati, ca taksa të papaguara dhe ca ndërtime pa leje. Më banal nuk bëhet./TemA/

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MINUSHE: 24/12/2018 14:41

    po tamam sa TURP! Por ku kane turp kjo lloj rrace politikanesh qe vodhen e vjedhin perdite dhe nga ana tjetet bejne moral...Cfare mostrash....jo ne Hollande te jete kulturuar ky , por edhe gjithe te tjeret... nuk behen dot njerez me vlera. E dine valle cjane VLERAT NJEREZORE!Morali!

    Përgjigju
  • sapa: 24/12/2018 13:28

    Po mire i beri keto shkelje cfare bejne riqiresat?mbajne statistikat?si dhe i paguajne demshperblim per pallatin e Vlores?ja pra PS kjo force politike qe erdhi ne pushtet per te "bere shtet" cfare ben gjashte vjet ne fuqi?apo pengon prape Saliu?po pas pese vjetesh te tjere prape do pengoje Saliu?

    Përgjigju
  • PPSh: 23/12/2018 16:48

    Ne nje shtet demokratik si Shqiperia qe dalin hapur vjedhjet,krime kunder shtetit dhe qytetareve askush nuk denohet.Por me e keqja eshte se keto kriminele demshperblehen per keto krime pergjigjen e gjen vetem me medimin se te gjithe jane bashkpunetore ne krim.

    Përgjigju
  • Proka: 23/12/2018 13:39

    Radiografi native pa kontrast,do thoja une,te behej me kontrast do dilnin te palara edhe me shume. Eshte praktike qe cdo investor e bene me Bashkite duke ju dhene hyrje ne shkembim te lejes per ndertim. Me te mira

    Përgjigju
  • Ardi: 23/12/2018 10:41

    Një Mu. jan të dyja palët. PS dhe PD shto dhe Mu... e vogël Lsi që ju ngjitet pas këpucëve sa herë vjen era pushtet.

    Përgjigju
  • Esatto: 23/12/2018 00:31

    Sakte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë