Ndërtohet në Hollandë rruga e parë me material plastik të riciklueshëm

Në qytetin Zvole, në Hollandë, ka nisur të ndërtohet rruga e re e dedikuar për biciklistët. E veçanta e panelit të parë të instaluar në këtë pistë, ështe se ai në 70 % të tij, ka si material plastikë të riciklueshme, ekuivalenten e 218 mijë gotave plastike kurse e gjithë gjatësia e rrugës ështe ekuivalente e 500 mijë shisheve plastike.

Rruga e parë e ndërtuar me material të riciklueshëm është pagëzuar me emrin “Plastic Road”. Ajo mendohet të jetë një nga “barkat e shpëtimit” për tokën dhe oqeanet e pushtuar nga 8.3 miliard ton mbeturina. 

Pjesa e parë e rrugës së "ciklit të qëndrueshëm" e përurua në Zvole, u instalua në një kohë të shkurtër, fal dhe strukturës së saj modulare. Modulet që krijojnë rrugën mund të akomodojnë brenda vetes jo vetëm tuba e kablo por dhe sensore që kontrollojnë gjendjen dhe temperaturën e sipërfaqes së rrugës.

Rruga me plastikë të riciklueshme mendohet se do ta ketë jetëgjatësinë 3 herë më të madhe se rruga me material tradicional. Një tjetër anë pozitive e rrugës është pesha e materialit të saj, 4 herë më i lehtë se materiali i zakonshëm që mbulon pistat e biciklistëve.

Qilim i ri i kuq, rezultat i mijëra shisheve plastike të ricikluara, është i padepërtueshëm nga uji dhe eliminon problemin e gropave që shfaqen në asfalt me kalimin e kohës. 

Kompania ndërtuese e rrugës plastike ka njoftuar se në muajin shkurt do të instalojë në Overijssel një tjetër qilim të kuq, teknikisht me përmirësime krahasuar me rrugën e Zvole.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet