Pas denoncimit nga Bashkia dhe publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës,  ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12 që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Lulzim Basha nuk lejon zyrtarët  e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të verifikuar nga afër situatën në apartamentin e tij. 

Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit. Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që i ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.

Ndaj të gjendur në këto kushte IMT i ka dorëzuar bodyguardit te kryetarit të Partisë Demokratike qe ruajne apartamentin 24 ore një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë.

Shkresa që Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i ka dërguar kryetarit të PD, Lulzim Basha për të dorëzuar dokumentacionin për apartamentin dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes kur ishte kryetar bashkie

 Në procesverbalin e përpiluar sot, lexohet se “Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda aftit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë Tuaj”, thuhet në shkresën që IMT i drejton bashkëshortes së Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi. 

Lulzim Basha është pronari i  katit 11 dhe 12 të Kullës nr 2, mbrapa ish-stadiumit Qemal Stafa. Apartamenti i tij duket në këto pamje me dron të realizuar nga Report Tv. Sipas teknikëve të bashkisë ai ka ndërtuar 4 dhoma pa leje, që shfaqen në këto pamje, duke zaptuar edhe një pjesë të tarracës së pallatit.