Ndërtoi pa leje në zonën e plazhit Dhërmi, në hetim 53-vjeçari

Një 53-vjeçar do të procedohet penalisht pasi ndërtoi pa leje një ‘beach-bar’, në vijën bregdetare në Dhërmi.

Raportohet se në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe IMT Himarë, hapësira e plazhit është rikthyer në gjendjen fillestare.

"Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 30/06/2024 11:43

    Edhe thone qe nuk funksjonon shteti ne shqiperi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë