DURRES - Policia e Durrësit ka filluar procedim penal në mungesë ndaj kreut të FSHF, Armand Duka, 53 vjeç me banim në Durrës, për një ndërtim pa leje. 

Mësohet se denoncimi ndaj kreut të FSHF është bërë në portalin “Antikorrupsioni”, nga qytetarët e Durrësit. 

Ndërsa ditën e sotme inspektorët kanë shkuar në terren për të verifikuar denoncimin e bërë. Pas verifikimeve rezulton se Armand Duka ka filluar ndërtimin e një shtese ngjitur me vilën e tij në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit. 

A1Report ka siguruar edhe foton nga vila në pronësi të kreut të FSHF në Durrës, ku duket qartë edhe ndërtesa e filluar si shtesë në këtë godinë. 

Të gjitha materialet dhe provat i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për veprën Penale “Ndërtim pa leje” në ngarkim të Armando Duka. 

Për këtë vepër penale të konsumuar nga Duka, legjislacioni parashikon gjobë deri në një vit burg.

ndertesa
(Ndërtesa pa leje e kreut të FSHF, Armand Duka)

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)