Ndërtuan pa leje një mol pluskues në Lungomare të Vlorës dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen 3 persona

Ndërtuan pa leje një mol pluskues në Lungomare të Vlorës dhe hodhën materiale inerte në det, arrestohen 3 persona

VLORË- 3 persona kanë rënë në pranga në qytetin e Vlorës pasi ndërtuan pa leje një mol pluskues dhe hodhën materiale inerte në det. Molin e kishin ndërtuar në fillim të Lungomares.

Në pranga kanë rënë Farudin Zykaj e Gjergji Metushaj, të cilët kishin paguar Lavdi Xhelilajn, shofer kamioni, të hidhte inerte në det.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme përgjatë vijës bregdetare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen "Pavarësia 2", në fillim të Lungomares, ndërtimin pa leje të një moli pluskues dhe hedhjen e disa materialeve inerte në det. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale "Menaxhimi i mbetjeve" dhe "Ndërtimi i paligjshëm", i shtetasve:  

- F. Z., 45 vjeç, banues në Vlorë.

- Gj. M., 36 vjeç, banues në Vlorë.

- L. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit F. Z. dhe Gj. M. dyshohet se kishin kontraktuar shtetasin L. Xh., shofer kamioni, për të vendosur gurë dhe disa materiale të tjera të ngurta, në det, në afërsi të molit pluskues, të cilin këta shtetas e kishin ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.  Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/08/2022 00:22

    S'mjaftojne tokat,e brigjet,por tani duan te //xane// dhe detin!!!

    Përgjigju
  • Loni: 02/08/2022 10:33

    Moli eshte gje e mire edhe praktike por inertet... Pastaj Moli nuk mbiu nga hici ka qen aty... Apo e gjeti policia me metodat e saj speciale... Hahaha histori Alla shqiptarce

    Përgjigju
    • 09HARDHUCI: 02/08/2022 23:46

      LIROJENI LAVDIUN O LLAPUSHA

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur