5 persona janë vënë në pranga të policisë në Durrës, pas një operacioni në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme, tek Kepi i Rodonit.
Report Tv mëson se është arrestuar në flagrancë shtetasi Selim Alla, 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit", Durrës, për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës", pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: Elton Likmeta, 21 vjeç; Xhanfranko Bushi, 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; Florenca Doka, 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe Fatjon Manuka, 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm", pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe shitje narkotikësh, arrestohet drejtori i shkollës artistike (EMRI)
27 Nëntor, 12:41
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Moti i keq/ Anulohet për mbrëmjen e sotme lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
22 Nëntor, 13:40
Vertet qe zaptuesi i prones publike duhet te shkoje para drejtesise,por edhe keta punetoret duhet te pergjigjen penalisht sepse po ndihmojne ne nje akt kriminal.Eshte njelloj si punetoret shqiptare, qe arrestohen neper Evrope duke u kujdesur per marjuanen ne shtepite e barit.Nuk eshte e thene qe ata te jene pronare te droges patjeter,por kur e di qe eshte e kundraligjshme,eshte krim dhe prape aktivizohesh dhe ndihmon ne kultivimin e canabisit,ose ne ngritjen e nje kafe-bari pa leje,nuk ka shume ndryshim,akti ose veprimi eshte njelloj,eshte krim,eshte shkelje ligji qe penalizohet.Prandaj njerezit duhen te ndergjegjezohen dhe ne raste si i mesipermi,duhet t'i kerkojne ndertuesit t'ju tregoje lejen e ndertimit.S'ka leje ndertimi,s'ka pune!Le te gjeje budallenj te tjere qe t'a ndihmojne dhe pastaj te bejne burgun per te,ose me te bashke.
PërgjigjuShow mediatik eshte art mevete. Arestohet kryekamarieri dhe puntoret e ndertimit. Po i shkreti pronar i objektit lihet te shikoj TV i qete prane familjes? Dmth n.q.s me fton njeri qe ti nderroj rubinetin e cezmes, duhet qe te vete ne kadaster qe te shikoj n.q.s e ka shtepine me leje se dhe mund te arrestohem ne flagrance. Te vesh duart ne koke.
PërgjigjuPo ndonje pronar/investitor do burgoset ndonjehere apo vetem keta punetoret e shkrete????? Hajde hajde e ha i dobeti se i forti asgje nuk peson
Përgjigju