Komisioni i Ekonomisë dha miratimin për ndryshimet në ligjin për strehimin social, i cili synon të lehtësojë kushtet për të blerë një shtëpi për disa kategori familjesh.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, vuri në dukje se gjatë mandatit të tretë, përfshi edhe vitin aktual, janë shpërndarë rreth 2 miliard lekë dhe janë planifikuar të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13 900 familjeve. Por Shoqata e Ndërtuesve në një dalje për media, bëri thirrje që drafti të mos miratohet pa u konsultuar më parë me ta.

Amendimet kanë për qellim te përmirësojnë mënyrën sesi pushteti vendor do te vjele kete takse duke renduar kostot e ndërtuesve dhe njëkohësisht duke stimuluar rritjen e çmimeve të shitjes në sektorin e real.”

Kryetarit i shoqatës Erjon Harizi, paralajmëron se kostoja ie mbi qytetarët e thjeshtë që do të paguajnë më shumë për apartamentet që do të blejnë.

“Çdo kosto faturohet në fund te blerësi.”- tha Harizi, kryetari i shoqatës së Ndërtuesve.

Ligji për strehimin social, i cili mori miratimin në Komisionin e Ekonomisë, parashikon lehtësim të kushteve për të blerë një shtëpi për familjet e reja, familjet në varfëri, punonjësit e administratës publike dhe familjarët e mjekëve që humbën jetën nga Covid-19.