Ndërtuesit: Të hipotekohen
300 pallate në vend

Ndërtuesit: Të hipotekohen<br />300 pallate në vend
TIRANE- Shoqata e Ndërtuesve kërkoi dje nga Kuvendi që në ligjin e ri të legalizimeve të përfshihet edhe një pikë, që mund t’i japë zgjidhje hipotekimit të 300 pallateve në mbarë vendin. Propozimi i shoqatës parashikon detyrimin ligjor që njësitë e pushtetit vendor të përcjellin dosjet e aplikimeve që kanë drejt Agjencisë së Legalizimeve dhe Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Një propozim tjetër ka ardhur edhe nga kreu i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Ky i fundit, ka kërkuar mospërjashtimin nga procesi i legalizimeve për ata që kanë ndërtuar në këtë zonë turistike duke respektuar masterplanin e vitit 2003, por që ende nuk janë legalizuar. Këto propozime kanë ardhur dje në seancat e komisioneve të Kuvendit, që po diskutojnë në tërësi dhe nen për nen projektet e paketës së amensimeve lidhur me aktet ligjore të legalizimit.

Ligji i ri i legalizimeve, përgatitur nga qeveria Rama, është parashikuar të votohet javën e ardhshme, megjithatë kreu i Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, paralajmëroi mundësinë e shtyrjes së votimit me një javë nëse do të lindë nevojë pas propozimeve që po bëhen nga grupet e interesit.
 
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat