Ndeshja, bastet në Serbi favorizojnë
Shqipërinë sa i takon koeficentit

Ndeshja, bastet në Serbi favorizojnë<br />Shqipërinë sa i takon koeficentit
Shumica e kompanive të basteve sportive në Serbi kanë dhënë koeficentë më të ulët për një fitore të Shqipërisë në ndeshjen që do të luhet të enjten në darkë në Elbasan Arena, ndeshje që mund të sjellë kualifikimin për herë të parë në histori të kombëtares shqiptare të futbollit në Kampionatin Europian.

Mozzart, një nga kompanitë më të mëdha të Serbisë, i ka dhënë fitores së Shqipërisë 2.65 ndërsa fitores së Serbisë 2.90.

Disa tifozë futbolli në Serbi i thanë BIRN se ata sakaq e kanë humbur shpresën për skuadrën e tyre.

Pesëdhjetëvjeçari Srecko, një klient i rregullt i Mozzart, i tha BIRN se skuadra serbe “po luan në mënyrë të tmerrshme”, gjë që shpjegon edhe koeficentët e basteve.

“Ne kemi lojtarë më të mirë, pa dyshim, por veset e vjetra të këqija të ‘grindjeve serbe’ shkatërruan atmosferën në skuadër. Ne sakaq i kemi humbur të gjitha shanset për Euro 2016 ndërsa shqiptarët janë ende në lojë,” tha Srecko.

Edhe kompanitë e tjera të basteve në serbi favorizojnë skuadrën shqiptare. Kompania Soçer ofron 2.65 për Shqipërinë dhe 2.75 për Serbinë. Balkan Bet dha ndërkohë koeficientë të barabartë – 2.65 me 2.65.

Media sociale në Shqipëri raporton se disa kompani bastesh në Tiranë kanë ndaluar vendosjen e basteve për fitoren e Serbisë.

I ulur në Balkan Bet, Branko, 21 vjeç, i tha BIRN se nuk mund të vepronte kështu për shkak se “biznesi është biznes” në Serbi.

“Kompanitë e basteve punojnë për para, jo për entuziazën kombëtar. Lojtarët janë janë më të mirë… kur luajnë për para me klubet e tyre. Ata nuk ndjejnë gjithashtu shumë nacionaliztëm,” tha Branko.

Shqipëria dhe Serbia luajnë në Grupin I të Euro 2016. Gjithsesi, Serbia nuk ka shanse për kualifikim pasi ka aktualisht vetëm një pikë pas gjashtë ndeshjesh.

Serbia është në vend të fundit në grup ndërsa Shqipëria është në vend të tretë me 11 pikë, vetëm një pikë më pas se sa Danimarka në vend të dytë.

Dy skuadrat e para në grup shkojnë drejtpërsëdrejti në turneun final që do të luhet në Francë vitin e ardhshëm. Skuadrat në vend të tretë në grupe ndeshen me njëra-tjetrën për të përcaktuar se kush shkon në Euro 2016.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë konsiderohet gjithashtu si tepër e rrezikshme nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja e parë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Begrad tetorin e kaluar përfundoi me ndërprerje të lojës pasi një dron me një baner me motive kombëtare shqiptare fluturoi mbi fushë.

Tifozët serbë pushtuan fushën dhe hodhën fishekzjarrë ndaj lojtarëve shqiptarë ndërsa ata dilnin nga fusha. /Marrë nga BIRN/

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh