Ndeshja e fundit me Chelsea, Fabregas përlotet në fushë (VIDEO)

Ndeshja e fundit me Chelsea, Fabregas përlotet në fushë (VIDEO)

Fabregas i përlotur duke lënë fushën e blertë

ANGLI- Spanjolli Cesc Fabregas i ka mbyllur përfundimisht llogaritë me skuadrën e Cheslea-s. Në ndeshjen e fundit të tij, Fabregas e ka filluar titullar dhe me shiritin e kapitenit në fitoren e Chelsea përballë Nottingham Forest, e vlefshme për FA Cup. Sarri ka menduar ti besojë shiritin e kapitenit 31 vjeçarit i icili u zëvendësua në minutën e 84’ për ti lënë vendin Zappacostës. Nuk ka munguar përqafimi me trajnerin Sarri por ajo çfarë ra më shumë në sy ishin lotët e spanjollit si dhe ovacionet e tifozëve blu gjatë daljes së tij nga fusha e blertë.

Fabregas nuk arriti të shënonte në ndeshjen e tij të fundit me Chelsea-n duke shpërdoruar një penallti në minutën e 30’. Për londinezët dy golat e fitores do I shënonte një tjetër spanjoll, Alvaro Morata.

31 vjeçari veshi fanellën blu për 84 ndeshje, ndërsa në Premier League ai luajti 501 ndeshje duke shënuar 81 gola dhe 149 assiste për gol. Fabregas në Premier League ka përfaqësuar dhe skuadrën e Arsenal për 8 vite dhe nga janari do jetë pjesë e Monaco-s së Thierry Henry, ish-shok skuadre i Fabregas tek Arsenal.

Fabregas duke u larguar nga fusha e lojës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025