Të martën në ‘Air Albania’ Tirana do synojë përmbysjen kundër Dudelange për të bërë një kualifikim tepër domethenës në Champions League për rritjen e klubit. Bardheblutë kampion të Shqipërisë pretendojnë se ndeshja e kthimit do ketë një histori tjetër nga humbja 1-0 e pësuar të mërkurën në Luksemburg.
“Nuk kemi patur shumë informata të sakta për ndeshjen e parë. Tani e dimë si lozin kundërshtarët dhe për rrjedhojë po e përgatisim ndeshjen ndryshe. Do ta luajmë në stadiumin tonë dhe do veprojmë ashtu siç bëjmë gjithmonë kur luajmë në ‘Air Albania’,”-u shpreh Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.
Për këtë ndeshje historike Seferi thotë se do japë gjithçka për të ndihmuar ekipin pa menduar në aspektin personal.
“Do japim gjithçka nga vetja. Kjo ndeshje është gjithçka për gjithçka. Unë personalisht çdo herë nuk shoh aspaktin individual, por shoh grupin, pasi për mua më e rëndësishme është kualifikimi i ekipit. Dashtë zoti shënoi edhe gol që ta ndihmoj ekipin,”-deklaroi Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.
Vera është një periudhë ku tifozët qëndrojnë larg stadiumit, por Taulant Seferi beson se ky nuk është rasti i Tiranës.
“E di së për Tiranën do vijnë dhe do ti lënë edhe pushimet. Do vijnë se na duhet përkrahja e tyre sepse kur janë ato në stadium është diçka e bukur edhe për ne në fushë. Besoj se të gjithë bashkë do shkruajmë historinë,”-tha Taulant Seferi, futbollist i Tiranës.
Për t’u kualifikuar në turin e dytë të Champions League Tirana duhet të fitojë me avantazhin e dy golave, pasi vetëm me një ndeshja do shkonte në shtesë.
Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Goditësi më i keq i penalltive', Lookman i përvishet trajnerit të tij: Ndjej mosrespekt, nuk kam folur
19 Shkurt, 14:43
-
Akti i dytë i Real Madrid - Man. City, Ancelotti: Pep tha se kanë 1 përqind shanse, nuk pajtohem
19 Shkurt, 14:07
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Champions League/ Akti i dytë premton spektakël, sot Real Madrid pret Man. Cityn! Juventusi në udhëtim, PSG e Dortmund me 'një këmbë' në 1/8
19 Shkurt, 09:19
-
Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime
19 Shkurt, 08:39
-
'Tragjedi' italiane në play-off, Milani dhe Atalanta eliminohen nga Champions League! Bayern dhe Benfica kalojnë në limite
18 Shkurt, 23:00
-
Dramë në ‘San Siro’, Feyenoord nxjerr jashtë Champions League Milanin
18 Shkurt, 20:56
-
VIDEO/ Tërmet në konferencën për shtyp, frikë te Benfica para ndeshjes së Champions League
18 Shkurt, 14:23
-
Fitorja kundër Feyenoord vlen 11 mln euro, trajneri i Milanit: Kemi të paktën 90 minuta, Championsi motivim
18 Shkurt, 11:32
-
Milani dhe Atalanta kërkojnë përmbysjen, Bayern e Benfica me 'një këmbë' në 1/8! Rikthehen sot emocionet e Champions League
18 Shkurt, 09:13
-
Superliga/ Tirana 'zhyt' Skënderbeun dhe largohet nga zona e ftohtë! Laçi mposht 3-0 Teutën, mbyllet raundi i 25-të
16 Shkurt, 18:33