Ndeshja e Kupës së Shqipërisë, Orges Shehi: Garojmë në dy fronte, kemi mungesa

Tirana dhe Teuta luajnë nesër në 18:00 për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Dueli që zhvillohet në "Elbasan Arena" vendos përballë trajnerin Orges Shehi kundër skuadrës së vendlindjes. Përpara medieve, Shehi ka thënë se të tijtë janë të gatshëm për dy trofetë, teksa në kampionat kryesojnë pesë pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.

"Moment i rëndësishëm i sezonit? Është pika kulminante e sezonit ku kërkon të marrësh frutet e punës. Ka ngarkesë sidomos për ne që jemi në punë, por me lojtarët që kemi do të ruajmë energji pas ndeshjes ndaj Vllaznisë dhe do të përqendrohemi te e nesërmja. Shpresoj ta përballojnë dhe mund të bëjmë 1-2 lojtarë rotacion sepse kemi edhe kampionatin. Nuk është rotacion tamam sepse do të fus lojtarë që kanë mbajtur peshën e sezonit. Në mesfushë kemi 4 lojtarë që kanë luajtur gjithë sezonin dhe dikush mund të pushojë por edhe në mbrojtje kemi lojtarë si Lulaj, Behiratche e Najdovski. Nuk mendoj se është tamam rotacion", tha fillimisht Shehi.

Më pas trajneri foli edhe për Teutën si një kundërshtare e fortë, teksa sqaroi se Nikqi do mungojë 2-3 javë. Shqetësuese sipas durrsakut është edhe gjendja e Abazaj, që po sakrifikon duke luajtur jo në formën më të mirë.

"Teuta? Të gjithë kundërshtarët në këtë fazë me 2 takime kërkojnë të bëjnë maksimumin. Është një kompeticion me dy takime dhe asgjë nuk përfundon nesër sepse ka edhe kthim. Na kanë vënë në vështirësi shpesh por shpresoj që nesër ta vëmë ne në vështirësi. Mungesa e Kupës me Tiranën? Jam pjesë e një klubi që do të shtojë trofetë në arkivën e vet. Përderisa është një trofe, duam ta fitojmë edhe pse ka ngjeshje dhe do të fokusohemi te ajo që kemi. Kur je në gjysmëfinale, bën maksimumin për në finale.

Mungesa? Nuk kemi Nikqin dhe nuk dimë gjendjen e Abazajt sepse po sakrifikon. Nikqi me shumë mundësi do të mungojë 2-3 javë ndërsa pjesa tjetër është e gatshme”, u shpreh Shehi para mediave.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona