Ndeshja e sezonit, titulli i Milanit varet nga Atalanta! Pioli: Të dielën shpresoj mos të jetë paraqitja e fundit për Ibrën! Në fushë edhe Inter

E diela premton të jetë me mjaft emocione në Seria A, pasi mund të ketë festë titulli kampion, por edhe përmbysje situatash. E gjitha si pasojë e përballjes Milan-Atalanta, pasi ‘djalli’ e konsideron ‘hyjneshën’ si pengesën e fundit drejt titullit, pasi më pas në kalendari rezervon Sassuolon.

Të besuarit e Piolit që udhëheqin kampionatin kanë dy pikë më shumë se Interi, ndërsa në prag të sfidës trajneri është shprehur se ‘Milan është përgatitur shumë këtë javë pasi e pret një ndeshje e vështirë në një fazë shumë delikate’. Sipas Piolit 'Milan nuk duhet ta mbajë mendjen te rezultatet e Interit', ndërsa ka shtuar se shpreson që 'kjo mos të jetë ndeshje e fundit e Ibrahimovic në San Siro', që për këtë përballje prej ditësh është rezervuar i gjithi nga tifozët.

Sfida që do vendosë shumë për titullin nis në orën 18:00, ndërsa dy herët e fundit është fituar nga Milan, që për fatin e mirë këtë të dielë nuk ka asnjë mungesë. Ajo që nuk i favorizon kuqezinjtë është fakti se Atalanta matematikisht është në luftë për kupat e Europës dhe shpesh këtë sezon kanë luajtur mirë në transfertë.

Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat Milan mund të mjaftohet me katër pikë për t’u shpallur kampion, por te titulli mund të arrijë edhe nëse të dielën në orën 20:45 Inter nuk fiton kundër Cagliarit në transfertë. Gjithsesi kjo është thikë me dy presa pasi nëse Milan nuk ia dal dhe Inter fiton atëherë favoritët për titull mund të ndryshojnë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!