Asnjë banderolë apo objekt me simbole etnike Shqiptare nuk do të lejohet në stadium mbrëmjen e sotme në ndeshjen e shumëpritur me Serbinë. Kështu bën me dije policia e Elbasanit pas takimit që krerët e Shtetit kanë bërë me përfaqësues të UEFA-S
Për të gjithë tifozët që kanë prerë biletat për të parë ndeshjen në Stadium do nuk të lejohen:
Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”
Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.
Lejohen vetëm:
Shalli me flamurin Kuq e Zi
Bluza, ose shalle të stampuara vetëm me flamurin dhe simbolet “Kuq e Zi”
Flamuri Kombëtar dhe asnjë banderolë tjetër.
Shalli me mbishkrimin “Plisat”
Përvec këtyre
Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete dhe:
a) sende të forta,
b) shishe (të cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Akset e Bllokuara
Sot në orën 08:00 do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi I mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:
Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd
Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish-konservimi i vjetër
Nga ish-konservimi I vjetër deri tek Harullajt
Nuk do të lejohet parkimi I mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardët Kryesorë
Në njoftimin e saj policia bën me dije se hyrj do tyë fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 2300 punonjës policie, nga këto 365 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Policia bën me dije se në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura. Në të gjitha ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë banorë të këtyre të këtyreambienteve dhe nuk do të lejohen persona të huaj të futen në to.
Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që sot të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO