Ndeshja/ Karaxhiç: Shqiptarët do ta
paguajnë shtrenjtë po na sulmuan

Ndeshja/ Karaxhiç: Shqiptarët do ta<br />paguajnë shtrenjtë po na sulmuan
• Për shqiptarët është me rrezik të madh nëse ndodh ndonjë incident. Unë mendoj se nuk do t’ia lejojnë vetes asgjë të ndaluar, por në qoftë se ka një problem, ne kemi një skenar dhe e dimë si ta vëmë në përdorim, ashtu siç bëmë në Beograd.

Unë pres që FSHF-ja, që organizon këtë ndeshje, të jetë në nivelin më të lartë. Kur isha katër ditë në Maltë pata një takim të organizuar nga UEFA, ku ishin edhe presidenti e sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Presidenti Duka ka premtuar vendosmërisht se gjithçka do të jetë në rregull.

• Po afron 8 tetori dhe përplasja e nxehtë e futbollit mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë, në “Elbasan Arena”, e cili me siguri do të jetë një “lojë e gjatë” për palën organizatore, e interesuar të mos ndodhë asnjë incident, por edhe për mysafirët, që vijnë me “lepurin në bark”, mesa duket. Këtë e thonë vetë mediat e këtij vendi. “Kurir” thotë se, shumë drejtues në FSS (Federata Serbe e Futbollit) kanë frikë dhe paralajmërojnë se ekstremistët lokalë mund “të mbijnë” ku s’e pret dhe të rrezikojnë kombëtaren e delegacionin serb.

serbia
(Ja si degjeneroi ndeshja e parë kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë, në Beograd)

Mirëpo, presidenti Tomislav Karaxhiç nuk ka frikë nga shfaqje të nxehta dhe, në rast të ndonjë problemi apo sulmi mbi lojtarët serbë, kreu i FSS thotë për “Kurir”: “Për shqiptarët është me rrezik të madh nëse ndodh ndonjë incident. Unë mendoj se nuk do t’ia lejojnë vetes asgjë të ndaluar, por në qoftë se ka një problem, ne kemi një skenar dhe e dimë si ta vëmë në përdorim, ashtu siç bëmë në Beograd.

Edhe pse nuk jam i frikësuar nga ndonjë dhunë në Shqipëri, masat i kemi marrë për çdolloj situate. Unë pres që FSHF-ja, që organizon këtë ndeshje, të jetë në nivelin më të lartë. Kur isha katër ditë në Maltë pata një takim të organizuar nga UEFA, ku ishin edhe presidenti e sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. Presidenti Duka ka premtuar vendosmërisht se gjithçka do të jetë në rregull, sepse kjo është në interesin e tyre. Unë besoj se do të kemi një pritje miqësore.”

uefa vendimi
(Ndeshja Serbi-Shqipëri, e 14 tetorit të kaluar, u shndërrua në një përleshje në fushën e blertë)

Diçka e mirë, që presidenti i futbollit serb nuk mundohet t’i hedhë “benzinë zjarrit”, edhe pse zëvendësi, Goran Milanoviç, tha një ditë para tij se ekziston mundësia që autobusi me delegacionin serb të sulmohet në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, një ditë historike për Shqipërinë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit