EURO 24/ Ndeshja Shqipëri-Kroaci, Hamburgu vishet kuqezi! Mijëra tifozë në stadium Report Tv sjell atmosferën (FOTO+VIDEO)

HAMBURG- Mijëra tifozë shqiptarë janë stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg në mbështetje të kombëtares shqiptare, e cila ka sot përballjen e dytë në EURO 2024 me Kroacinë. Ndeshja nis në 15:00.

Report Tv me gazetarin Ernest Koçi solli atmosferën elektrizuese në Hamburg. Tifozët e Kombëtare si sheh kudo me motivet kombëtare. Nuk mungojnë plisat, ndonjë veshje popullore e daulle, ndërsa të gjithë janë të mbuluar me flamurin kuqezi.

Pavarësisht humbjes me Italinë, tifozët kombëtare janë optimistë dhe presin fitoren e kuqezinjve në këtë duel historik, rezultatet e të cilit do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve që zbresin në fushë me zero pikë.

Disa prej tifozëve bënë parashikimet e tyre për ndeshjen. Protagonistë të golave disa shohin Brojën e Gjimshitin, disa Bajramin e Asanin.

“2-1 për Shqipërinë. Ndeshja e parë ishin të papërgatitur, besoj ndeshjen e dytë kemi me fitu. Golat Broja dhe Asani.

2-0 Shqipëria, një gol Gjimshiti dhe një Broja.

2-1 për Shqipërinë. Bajrami golat.

3-0 patjetër, Broja Seferi Asani golat”, shprehen tifozët për Report Tv.

Ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më datë 24 qershor, ndërsa në përballjen me Italinë humbi me rezultatin 1-2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
VIDEO/ Moment epik para ndeshjes, policët gjermanë futen në valle me tifozët e Shqipërisë

 
Atmosfera në Hamburg është fantastike, me motin që ndryshe nga dje i ka buzëqeshur tifozëve të Shqipërisë dhe Kroacisë, ekipe të cilat do përballen sot në 15:00 për Grupin B në Euro 2024.

Përpara ndeshjes në vallen e shqiptarëve janë futur edhe policët gjermanë, çka tregon për atmosferën e mirë në prag të duelit.

Ora 14:08
VIDEO/ Shqiptarët dhe kroatët i japin dorën njëri-tjetrit para ndeshjes në Euro 2024


Përpara ndeshjes në Euro 2024 mes Kroacisë dhe Shqipërisë, tifozët e dy kombëtareve janë bashkuar dhe i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit. Gazetari i Report Tv, Ernest Koçi sjell këtë moment të veçantë.

Ora 13:58
VIDEOLAJM/ Tifozët shqiptarë ‘rrethojnë’ stadiumin e Hamburgut, në pritje të ndeshjes së kombëtares me Kroacinë

Tifozët shqiptarë janë mbledhur rreth stadiumit “Volksparkstadion” në Hamburg, ku do të luhet ndeshja me Kroacinë.

Report Tv sjell pamjet ndërsa tifozët presin të futen në stadium, ndërsa të tjerë tashmë janë brenda.

Stadiumi ka 49 mijë vende, ku pjesa më e madhe pritet që të jenë shqiptarë.

Ora 13:49
Djali i Adem Jasharit, Lulzimi bashkohet me Tifozat Kuq e Zi në Hamburg

Në prag të ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipërisë për në Euro 2024, djali i komandantit dhe heroit Adem Jashari, Lulzimi është bashkuar me Tifozat Kuq e Zi për të ndjekur duelin.

" Lulzim Jashari, pjesë e Tifozave Kuq e Zi në Hamburg", shkruajnë Tifozat Kuq e Zi.

Ora 12:23
VIDEO/ Sot ndeshja me Kroacinë, spektakël në Hamburg! Shihni marshimin e shqiptarëve 

 Shqiptarët kanë dhuruar një pamje fantastike në Hamburg në mbështetje të kombëtares shqiptare që në 15:00 përballet me Kroacinë.

Në këtë video mund të ndiqni marshimin dhe vargun e madh të tifozëve shqiptarë në Hamburg, të cilët po shkojnë drejt stadiumit.

Ora 11:52
'O sa mirë me kenë shqiptarë!' Lumi kuq e zi vërshon në rrugët e Hamburgut

 

Me megafonë, plisa dhe flamuj kuq e zi mijëra shqiptarë kanë mbushur rrugët e Hamburgut në Gjermani për ti dhënë zemër kombëtares shqiptare.
Shumë të tjerë i kanë dhënë zemër dhe kanë gëzuar me tifozët shqiparë edhe në dritare apo nëpër ballkone.

Ata thërrasin "O sa mire me kene shqiptarë! Zemra e Shqipërisë. 1718790675_tifozet.jpg

Ora 11:16
Ndeshja Shqipëri-Kroaci/ Tifozi me plis në kokë: Nuk e heq kurrë, na identifikon si shqiptarë

 

Tifozët shqiptarë në Hamburg të gjithë në unison janë të veshur kuqezi apo me motive të tjera kombëtare. Një prej tyre me plis në kokë foli për Report Tv. Ai thotë se nuk e heq kurrë plisin, pasi i identifikon si shqiptarë.

“Nuk e heq, duhet me e identifikuar veten që jemi shqiptarë,. Banoj në Suedi, atmosferë e jashtëzakonshme, këtu në Dortmund. Jemi më shumë se europianë. Loja është lojë, duhet me pranuar edhe humbjen. Sot shpresojmë që do fitojmë”, thotë tifozi për Report Tv.

Të tjerë shprehen se atmosfera është fenomenale dhe se presin fitoren.

“Pres fitoren, kam ardhur nga Gjilani, kam udhëtuar posaçërisht.

Unë jetoj këtu në gjermani. Atmosferë fenomenale, Dortmundi ishte shumë më bukur.

Duhet të luajmë me zemër, edhe Shqipëria do të fitojë sot”, thanë tifozët shqiptarët.

Ora 11:02
‘Shqipëri e madhe’, jehonë kuqezi në Hamburg, Report Tv sjell atmosferën elektrizuese, tifozët në mbështetje të kombëtares

Në Hamburg është krijuar një atmosferë elektrizuese, më mijëra shqiptarë në mbështetje të kombëtares shqiptare e cila sot përballet me Kroacinë.

 Shqiptarët janë bërë bashkë për t’u nisur drejt stadiumit Volksparkstadion.

Report Tv sjell pamjet, ndërsa në sfond dëgjohen edhe këngët shqip, ajo e Elvana Gjatës, ‘Kuqezi’.

Ora 10:29
VIDEOLAJM/ ‘Rreh si zemra çiftelia, o sa e madhe është Shqipëria’, tifozja në Hamburg ja merr këngës me gazetarin e Report Tv

Atmosferë elektrizuese në Hamburg, me tifozët shqiptarë të shumtë në numër në mbështetje të Shqipërisë në përbllajen me Kroacinë.

Një moment tejet i veçantë i një tifozeje, e cila zgjedh të këndojë përmes ekranin të Report Tv me gazetarin Ernest Koçi në mbështetje të kombëtares shqiptare.

‘Rreh si zemra çiftelia, o sa e madhe është Shqipëria’, këndon ajo ndërsa me duar bën edhe shqiponjën dykrenare.

Ora 10:21
Ndeshja me Kroacinë, tifozët në Hamburg bëjnë parashikimet për Report Tv: Broja e Gjimshiti vulosin fitoren

 

Hamburgu është mbushur kuqezi. Tifozët e kombëtares shqiptare duken tejet entuziastë, ndërsa Report Tv me gazetarin Ernest Koçi sjell atmosferën para ndeshjes me Kroacinë që pritet të luhet në 15:00.

Disa prej tifozëve bënë parashikimet e tyre për ndeshjen. Padyshim që nga kombëtarja presin fitoren, ndërsa protagonistë të golave disa shohin Brojën e Gjimshitin, disa Bajramin e Asanin.

"2-1 për Shqipërinë. Ndeshja e parë ishin të papërgatitur, besoj ndeshjen e dytë kemi me fitu. Golat Broja dhe Asani.

2-0 Shqipëria, një gol Gjimshiti dhe një Broja.

2-1 për Shqipërinë. Bajrami golat.

3-0 patjetër, Broja Seferi Asani golat.

Një fiore e sigurt, 2-0 patjetër. E sigurt që e kalojmë grupin", thonë disa prej tifozëve. 

Ora 10:13
Më këngë shqip, ‘festë’ në Hamburg! Tifozët shqiptarë në mbështetje të kombëtares

 

Prej mbrëmjes së djeshme tifozët shqiptarë janë mbledhur në Hamburg për të mbështetur kombëtaren shqiptare, e cila ka sot ndeshjen e radhës më Kroacinë.

Në këtë video, dallohen shqiptarët të mbledhur në disa prej bareve të Hamburgut, ku dëgjohet në sfond edhe këngët shqip.Video LSA. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë

Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë