Ndeshja, Panucci: Duam të
fitojmë, Italisë nuk i zihet besë

Ndeshja, Panucci: Duam të<br />fitojmë, Italisë nuk i zihet besë
Christian Panucci i ka të gjithë në dispozicion për ndeshjen me Italinë. Skuadra është stërvitur e plotë në Durrës ndërsa tekniku pret që skuadra të luajë mirë dhe ta fitojë takimin pavarësisht se nënvizon se Italisë nuk i zihet besë.
 
Jam italian por jam krenar që jam trajner i Shqipërisë dhe të hënën jam me lojtarët e mi. Gjëja që do më bëjë të lumtur është që lojtarët të na japin një gëzim të madh ndaj Italisë sepse i kanë të gjitha mundësitë. Unë jam i bindur se lojtarët e mi vlejnë më shumë nga sa mendojnë. Jam i bindur që do bëjmë një ndeshje shumë të mirë. Pres një Itali të nevrikosur sepse ka marrë shumë kritika .Italisë nuk duhet ti zihet besë”, thotë Panucci
 
Në konferencë Panucci ka numëruar edhe lojtarët që kanë munguar ndaj Spanjës dhe pyetjes se a mund të bënte Shqipëria më shumë ndaj iberikëve i përgjigjet me disa pyetje:
 
Shqipëria kur laujti me Spanjën këtu sa herë goditi në portë ?Sa herë goditi portën Shqipëria në Spanjë?E dini cila është skuadra që ka goditur më shumë portën në Spanjë? 14 herë dhe 7 raste të krijuara .Dhe ju më kritikoni vetëm se luajtëm me tre në mbrojtje .Sa skuadra kanë luajtur mirë në Spanjë ? Zero ,asnjë skuadër.”, thotë Panucci.

Për kapitenin Ansi Agolli nuk është i rëndësishëm vetëm rezultati por edhe loja. Sa i përket formacionit do të ketë ndryshime. Sadiku e Agolli priten titullarë ndërsa në fushë do jenë edhe Mavraj e Roshi të pezulluar ndaj Spanjës.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë