Shëtitja  e shkurtër e lojtarëve të kombëtares serbe paraditen e së enjtes është komentuar padyshim nga mediat serbe. Gazeta serbe “Kurir” i referohet pamjeve dhe fotove eksluzive të televizionit Report TV, që tregojnë momentet kur lojtarët serb dalin nga hoteli ku ishin akomoduar dhe për disa minuta bëjnë një shëtitje në këmbë deri tek Presidenca dhe më pas kthehen sërish në Hotel “Sheraton”.

kurir


“Pas incidentit të tmerrshëm në autobuzin e kombëtares, në mbrëmjen e së mërkurës, lojtarët kanë bërë një shëtitje të shkurtër në këmbë , para se të nisen për në Elbasan”,  shkruan "Kurir".


Kombëtarja serbe është shoqëruar nga forca të shumta policie si dhe helikopterë që patrullonin zonën, gjaë shëtitjes së tyre, fotot ekskluzive të të cilave janë përcjellë nga Shqiptarja.com dhe Report TV.

kurir foto


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)