Ndeshja Shqipëri-Itali, Veliaj nga ‘Fan Zone’ për Report Tv: Derbi mes vëllezërve

Nga Fan Zone në sheshin ‘Skëndërbej’, ku qindra tifozë po ndjekin ndeshjen Itali-Shqipëri, kryebashkiaku Erion Veliaj për Report Tv thotë se kjo është një Derbi mes vëllezërve.

Për gazetarin Eljan Tanini, Veliaj tha se në finale ka rëndësi vlera dhe shpirti, ndonëse kombëtarja po përballet me një ekip me shumë vlerë.

“Nuk është si në Dortmund, po ndoshta është gjëja më afër reales. Je me njerëz, shoqëri, shoh një minorancë italianësh, është pjesa jonë që u gëzua shumë në minutën e parë. Fabrizio, ambasadori italian e tha shumë bukur, kjo është një Derbi mes vëllezërve. Duhet trajtuar si një kënaqësi e madhe, por gjithmonë me shpresën që do fitojmë ne.

Ekipi i tyre ka shumë vlerë, por në finale ka shumë vlera talenti dhe shpirti. Të shohim si do shkojë, gjithë muaji do jetë festë e madhe në Fan zone, duam që gjithë Tirana të festojë, ata që se kanë mundësinë të shkojnë në stadiume, të kenë ndjesinë më të afërt ndaj një stadiumi real”, tha Veliaj për Report Tv.

Gjatë gjithë muajit qershor, Veliaj tha se Fan Zone në Tiranë do të jetë hapur me qëllim që tifozët të kenë ndjesinë sikur të ishin në stadium.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Sot, ​25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Kosovë/ Sot, ​25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999