Sipas njoftimit të FSHF, çmimi i biletës për tifozët e Tiranës do të jetë i ndryshëm nga ai i tifozëve të Skënderbeut. Për tifozët e ekipit bardheblu është vendosur çmimi i biletës prej 1000 lekësh.
"Ky është një lloj diskriminimi krejtësisht i papranueshëm dhe i paprecedentë në futboll", thekson Federata Shqiptare e Futbollit.
Në statutin e FSHF shkruhet: “Diskriminimi i çdo lloji kundër një vendi tjetër, personi privat ose grupi njerëzish në lidhje me origjinën etnike, gjinore, gjuhën, fenë, politikat ose ndonjë arësye tjetër është krejtësisht e ndaluar dhe dënohet me pezullim, përjashtim ose ndonjë vendim tjetër disiplinor”.
FSHF kërkon që ekipi i Skënderbeut të marrë urgjentisht masa për të vendosur një çmim të barabartë mes dy tifozërive, në të kundërt ndeshja nuk do të zhvillohet.
(v.gj/shqiptarja.com)
