Ndeshjet e Botërorit 2018, na kanë qenë ndjekur përgjatë muajit të fundit, duke na dhuruar emocione të forta. Në ekranin e Report Tv, prej mëse 3 javësh moderatorja Valbona Mhilli së bashku me Andi Kapxhiun dhe analistin e përhershëm Andrea Marko, na kanë sjellë çdo ditë skedinën e ditës.
Por një tjetër detaj që s’duhet të harrojmë është fakti se moderatorja Mhilli dhe analisti Marko, në jo pak raste “i kanë rënë në kokë” rezultatit të ndeshjeve.
Sjellim si shembull ditën e djeshme, kur Mhilli dhe Marko kanë parashikuar saktë dy ndeshjet e djeshme çerekfinale, Uruguai-Francë dhe Brazil-Belgjikë.
Ndiqni skedinën e djeshme fituese:
(Skedina e parashikuar)
Por s’ka munguar parashikimi i saktë as nga të ftuarit e Botërori+.
Albert Nikollaj, shkrimtar, ka parashikuar saktë rezultatin e ndeshjes Brazil Belgjikë, me rezultat të prerë 1-2 për Belgjikën.
Albert Karriqi, prof doktor, i ftuar i përhershëm, ka parashikuar se në këtë ndeshje do kishte 2-3 gola.
(Skedina e parashikuar)