Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës nga Berati i cili u shpreh se nga skema e ndihmës ekonomike janë larguar vetëm familjet të cilat përfitonin padrejtësisht asistencë nga shteti, ndërsa nga ana tjetër dispononin vila, automjete e deri edhe rroga në shtet.
Nga selia blu në një dalje për mediat, Basha i kërkoi Ramës që të vizitojë një prej famljeve të hequra nga lista. Kreu demokrat insistioi se nga skema e ndihmës ekonomike janë larguar familje në nevojë ekstreme me kryefamiljarë të papunë dhe të paralizuar.
"Të shkojë dhe të shohë në sy një familje të cilës i është hequr ndihma ekonomike.Unë i kam parë, familje të cilat jetojnë prej tre vitesh pa drita, kryefamiljarë invalidë me tre katër fëmijë për të rritur. Kjo është gjendja e familjeve në nevojë ekstreme të cilat janë hequr nga lista e ndihmës ekonomike. mund të ketë abuzues, por ata janë në këto lista sepse i ka futur Edi Rama. Ne duam që ata të largohen, por janë hequr 20 mijë familje pa asnjë shpjegim.
Detyrë e Kryeminsitrit është t'u japë urgjentisht ndihmën ekonomike, t'u gjendet pranë me fondet që qeveria ka për ndihmën ekonomike. këto fonde ekzistojnë, por në vend që të shkojnë për ndihmë ekonomike, shkojnë për luks qeveritar. Në Berat këto 48 orë, shpura qeveritare me dieta, hotel, punonjësit e gardës, kanë shpenzuar mjaftueshëm dhe me këto para mund të ishte paguar ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Ne nuk do t'i ndahemi asnjë sekondë kësaj emergjence kombëtare, do përballemi në parlament dhe kudo", tha Basha.
Kreu demokrat paralajmëroi rezistencë të fortë në Kuvend dhe rrugë kundër spastrimit të listës së familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. "Shqiptarët kanë punësuar një parazit dhe hajdut. I bëj thirrje atyre që gjenden në nevojë ekstreme, të ngrejnë zërin dhe të mos i nënshtrohen fatit "sa më shumë ju sundoj aq më shumë ju varfëroj. Kryengritje qytetare dhe largimin e tij sa më parë nga përgjegjësitë të cilat nuk i kryen", është shprehur Basha.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO