LEZHE - Tërheqja e pagesës së ndihmes ekonomike dhe paaftësise ka një kosto më të ulët nëse ky shërbim kryhet nga Posta Shqiptare. Filiali i këtij institucioni në Lezhë ka arritur të realizojë marrëveshje me disa njesi vendore për kalimin e shërbimit për tërheqjen e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë në sportelet e Postes Shqiptare, ndërsa pritet që marrëveshja të konkretizohet thuajse me të gjitha njesite e qeverisjes vendore. 

Drejtoresha e postes në Lezhë Eglantina Mirashi ka bërë të ditur se nga ky bashkëpunim përfitojnë vetëm qytetarët që do ta marrin këtë shërbim me një kosto të reduktuar duke shtuar se edhe veprimet do të jenë më të shpejta e korrekte.

Aktualisht marrëveshja është arritur me komunën Fushë-Kuqe për kalimin e pagesës për ndihmën ekonomike pranë filialit të postës dhe pritet që edhe Bashkia e Lezhës të ndjekë këtë hap.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)