Pas takimit me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në vizitën dy ditore  në Tiranë, Ndihmës Sekretari i SHBA Todd Robinson u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

Ambasada amerikane në Tiranë njofton se në këtë takim u nënvizua bashkëpunimi i fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Sipas ambasadës u diskutua rëndësia kritike e forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi.

"Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi", shkruan ambasada.

Për takimin ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila ka qenë e pranishme.

“Takim i shkëlqyer me ndihmëssekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson. Mirënjohje për partneritetin, bashkëpunimin e ngushtë dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi”, u shpreh Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

“Thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve mbetet një nga prioritetet tona”, theksoi Spiropali.

B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?