Ndihmojeni Lulzimin të jetë 
i qartë! Nga Mero Baze

Ndihmojeni Lulzimin të jetë <br />i qartë! Nga Mero Baze
Lulzim Basha vazhdon të jetë i vendosur, për të mos qenë i vendosur, për bojkotin e zgjedhjeve. Pas një retorike të ashpër për bojkot, pas përbetimeve se zgjedhje nuk do të ketë, ai dërgoi sot një letër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku njoftonte, se partitë opozitare nuk do të rregjistrohen, derisa të plotësohen kushtet e tyre.

Po përse në KQZ?

KQZ, është një institucion teknik, i cili ose të rregjistron kur shkon, ose nuk të rregjistron. Ai nuk e ka në detyrën e tij të dëgjoj arsye, përse ti nuk do të regjistrohesh dhe as të të dëgjoj përse do rregjistrohesh. Ai është thjeshtë një institucion teknik që mbikqyr garën, për ata që rregjistrohen.

I vetmi shpjegim, është se Lulzim Basha ka nevojë të jap një shpjegim, që “bojkoti” nuk është përfundimtar, nëse plotësohen kushtet që ai ka vendosur dhe për këtë i duhet ti drejtohet dikujt, që ta dëgjojnë të tjerët.

Por ajo që po e detyron Lulzim Bashën të shmang deklarimin e qart për bojkot, duket se është reagimi i shoqërisë dhe i vet opozitarëve të thjeshtë , për idenë e bojkotit.

Retorika e fortë për bojkot, thirrjet e Berishës për të “skuqur” Shqipërinë, dhe kundër reagimet ndaj këtyre paralajmërimeve, në të vërtet kanë shkrehur qysh tani Partinë Demokratike nga beteja për zgjedhjet. Duke jetuar me idenë se opozita nuk do të hyj në zgjedhje, nëse nuk ja japin qeverinë në tavolinë, struktuat e PD po demoralizohen dhe shumë element të tyre po shikojnë se kujt ti bashkangjiten.

Vet Sali Berisha, i cili e ka quajtur bojkotin”vetvrasje” edhe para disa javësh, është konsultuar me Lulzim Bashën për të ndryshuar retorikën ndaj bojkotit, dhe tani kemi mbritur tek një standart i ri i gjuhës politike të Bashës, i cili i lë gjithë opsionet hapur, me shpresë se nuk do të penalizohet nga askush.

Tani Lulzim Basha është duke thënë që do të hyj në zgjedhje, që nuk do të hyj në zgjedhje, që do të ketë luftë, që nuk do të ketë luftë, që do ketë qeveri teknike, që nuk do të ketë qeveri teknike, që do ketë zgjedhje të lira, që nuk do të ketë zgjedhje të lira, që do të fitoj PD që nuk do të fitoj PD, që do të rregjistrohen në zgjedhje, por dhe që nuk do të rregjistrohen në zgjedhje….Është një sjellje tipike e liderit të paqartë, të pavendosur, pa objektiva, pa fuqinë për të besuar veten dhe mbi të gjitha pa kurajon për tu përballur me ato që thotë.

I tronditur nga indiferenca me të cilën shqiptarët përcjellin kërcënimet e tij dhe të Sali Berishës për luftë, dhe rrethimin e plot ndërkombëtar ndaj përpjekjeve për të destabilizuar vendin, Lulzim Basha po bën përpjekje të madhe për të mos qenë i qartë se çfarë do të bëj.

Në këto kushte duhet të jetë një palë e qart dhe ajo duhet të jetë shumica. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të bëjnë deklarata zyrtare ndaj qëndrimit të PD dhe opozitës për bojkot. PS dhe LSI duhet të mbajnë qëndrim politik ndaj deklaratës zyrtare për bojkot. Kjo shumicë është në dorën e partive që e formojnë atë dhe jo të opozitës. Nuk është koha që LSI apo PS të japin këshilla për opozitë, tu thonë atyre që bojkoti nuk është i mirë apo që duhet të punojnë brenda institucioneve.

Çdo parti e bën vet fatin e saj. Lëvizja Socialisite për Integrim, dhe Partia Socialiste duhet të deklarohen politikisht rreth bojkotimit të zgjedhjeve dhe shantazhit që opozita po bën me destabilizimin.

LSI nga ana e vet, duhet po ashtu tu përgjigjet zyrtarisht thirrjeve që vijnë nga opozita për t’iu bashkuar asaj. Mund tu thotë “Po”, ose “Jo” pa asnjë kompleks, se është në të drejtën e saj, por nuk duhet të bëj rolin e shpresdhënësit të shantazhit të opozitës dhe as të “mbrojtësit të stablitetit” duke qëndruar në qeveri. LSI ka të drejtën e saj ta rrëzoj këtë qeveri, nëse do ta rrëzoj dhe ti bashkohet opozitës. Çdo vendim i saj është e drejta e saj. E padretë është mungesa e qëndrimit të saj dhe marrja e një roli që nuk ja ka dhënë askush, për të qenë si “pajtuese gjaqesh”. Opozita po i shpall luftë shtetit, zgjedhjeve dhe instrumenteve demokratike të një vendi ende me probleme, dhe nuk është si në kohë paqeje, ku “qengji i urtë pi dy nëna”. Në luftë mund të mos pish asnjë.

Ndaj PS dhe LSI, duhet të shprehen politikisht për krizën ku tenton ta fus vendin opozita. Është e vetmja gjë me të cilën mund të ndihmojnë dhe Lulzim Bashën të jetë i qart dhe të dij çfarë t’u thotë të vetëve, pasi kështu natën u thotë kemi folur me LSI, ditën u thotë prisni dhe pak. Gjysma fjalitë e tij, vijnë nga gjysma mesazhet e shumicës. Ai ka nevojë për ndihmë të jetë i qartë!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg