Ndikimi rus në Shqipëri, Nishani: Deklarata e Ramës ekzagjerim, jemi jashtë aleancave me Moskën

Në cilësinë  e ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cilëson absurde tezat për ndikim të Rusisë në Shqipëri dhe deklaratat e Ramës që flasin për një rrezik real. 

Te “5 pyetjet nga Babaramo”, Nishani tha se Shqipëria është vendi më pak i rrezikuar në rajon, për shkak se, sipas tij, Moska ka qenë historik kundër faktor shqiptar dhe këtë e ka dëshmuar si në copëtimin e trojeve shqiptare ashtu edhe ne gjenocidin serb në Kosovë. 

Është vendi më me pak risk për ndikimin rus. Shqipëria është jashtë aleancave me Rusinë. Rusia nuk e ka fshehur se ka qenë në dëm të interesave shqiptare, qoftë në ndarjen e trojeve shqiptare, qoftë në përkrahjen e gjenocidit dhe krimeve në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj kjo është e pamundur që të jetë reale. Deklarata e Ramës është një ekzagjerim i panevojshëm. Pretendon të hyjë në europë me një qasje perëndimore, ne jetojmë këtu, e dimë sa influencë ka, rinia shqiptare është e dhënë të dalë dhe të shëtisë me një ‘Mercedes’, sesa të dalë dhe të luftojë me kallashnikov, të shohë çmimet ‘Oscar’ sesa të shkojë dhe të flejë në një trase lufte.

Këto janë gjëra që nuk e nderojnë kryeministrin e Shqipërisë. Është më e udhës, edhe më e drejtpërdrejtë që ne të tregojmë dhe demonstrojmë një projekt politik si e shohim ne procesin. 

Bujar Nishani, ish-presidenti i Republikës


Lajmi kryesor:

Vlahutin kërkoi arrestimin e Berishës? Nishani e pranon, zbulon bisedën me Llallën


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet

Mesazhi i Mbretit Charles për Krishtlindje: Falenderoj punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë familjes tonë! Thirrje për unitet