Ndizet “Pishtari i Jetës”, Gaiani:
Shpirt vullnetar për të dhuruar gjak

TIRANE - Hyrja pranë Liqenit Artificial u kthye këtë të shtunë në një qytezë jetë, kushtuar jetës së shendetshme, duke u fokusuar tek shendeti i gruas. Mjekë, specialist të QSUT-së zbriten në terren për të këshulluar vajzat dhe gratë për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj shendetit të tyre, për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit.

Kësaj nisme iu bashkua edhe Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, e cila marshoi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pët t’u stancionuar më pas pranë stenderave të Qytezës së Jetës. Me pishtar në duar, vullnetarët mbanin flakën e dashurisë dhe sodilaritetit për të dhënë mesazhin se dhurimi i gjakut shpeton jetë.

flaka e dashurise pishtari i jetes

Të dyja këto nisma patën një synim të përbashkët, shpëtimin e jetës: Nga njëra anë sensibilizim për të parandaluar kancerin e gjirit, ndërsa nga ana tjeter thirrje për dhurimin e gjakut.

Qytezës së Jetës iu bashkua edh ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilët sebashku ndezën “Pishtarin e Jetës”.

beqaj gaiani pishtari i jetes

“Dhurimi i gjakut është shume i domosdoshem dhe i rëndesishem dhe kjo nisem bënë të mundur mbledhjen e një sasie të konsiderueshme gjaku per spitalet. Sot bie ne sy shpirti vullnetar për të dhuruar gjak dhe kjo është shumë e rendesishme për gjithesecilin nga ju pqë po kryeni këtë gjest humanitar”, tha ambasadori italian.
 
pishtari i jetes

“Falenderim të gjithëe vullnetarëve që kanë ardhur. Na bashkon një gjë e përbashkët, është jeta. Falënderoj organizatorët që për të disatin vit organizojnë “Flakën e Jetës” që ketë vit përkon edhe me Martonën e Jetës”. Të përcjellim mesazhin tek të rinjtë: Sa më shumë sport, jetë të shëndetshme, sa më pak duhan, alkool dhe vese të tjera të dëmshme për shëndetin. Të gjtihë bashkë mund t’ia dalim të përballim sfidën e madhe për një sistem kujdesi shëndetësor që është në gjendje të plotësojë nevojat e të gjithëve”, tha ministri Beqaj. 

ilir beqaj

Presidenti i Organizatës së Dhuruesve të Gjakut Natale Capodicasa, tha se dhurimi i gjakut mund të parandalojë edhe semundjet e vdekshmërisë. Kesaj thirrje iu bashkua edhe ministri i shëndetësisë Beqaj, i cili dhuroj gjak.

Por këto aktivitete nuk mjaftuan vetëm me broshura informuese dhe thirrje per kujdesin shëndetësor, vullnetarët performuan edhe kercime, si një menyrë për t’iu gezuar jetës së shendetëshme.

kercim

Aktiviteti “Qyteza e Jetës” i paraprin “Maratonës së Jetës”, e cila starton paraditen e së dielës, ku të gjithë do të bashkohen në një vrapim për jetën, për të shprehur me këtë mënyrë të vecantë sensibilizim kundër sëmundjes së kancerit të gjirit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip

Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip