'Ndizet' Superiorja, të shtunën supersfida Vllaznia-Teuta! Nderohet Ylli Mihali, një minutë heshtje në sfidat e Superligës

TIRANË- Vllaznia-Teuta është supersfida e javës së dytë të Kategorisë Superiore. Të dyja ekipet i kanë fituar ndeshjet e para dhe janë gati për përballjen e së shtunës në “Loro Boriçi”. Zevëndës trajneri i kampionëve Bledar Hodo thotë se objektivi është fitorja.

 “Nuk mund të themi që jemi favoritë. E kemi mundur Vllazninë në Superkupë por as njëra ndeshje nuk i ngjan tjetrës. Ne shkojmë në Shkodër për të fituar”, shprehet ai.

Hodo thotë se objektiv edhe për këtë vit është titulli kampion.

“Djemtë janë gati. Normalisht këtë sezon jemi me një tjetër status atë të kampionit dhe sërish objektivi është për t’u konfirmuar si kampionë”, vijon  Zv. trajner i Teutës

Vllaznia-Teuta luhet të shtunën në orën 19:45 ndërsa po të shtunën Skënderbeu pret në Korçë Partizanin. Ndërkaq FSHF bën me dije se në të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të mbahet një minutë heshtje në nderim të fizioterapistit të Kombëtares Ylli Mihali që humbi jetën nga Covid-19 pak ditë më parë./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Ministrat e NATO-s diskutojnë për rrezikun nga Rusia, Afganistanin dhe modernizimin e ushtrisë