Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën për protestën: O kriminel! U lodhëm, boll më! Vetëm mosbindje civile nuk është

Ndjekësit ‘masakrojnë’ Berishën për protestën: O kriminel! U lodhëm, boll më! Vetëm mosbindje civile nuk është

Sali Berisha

TIRANË- Një nga postimet e Sali Berishës në Facebook është ndoshta një nga shembujt më të qartë se me çfarë revolte e kanë pritur vetë demokratët dështimin e protestës së djeshme, për pjesëmarrjen e ulët të militantëve dhe mungesën e plotë të popullit.

Edhe vetë ndjekësit e Berishës në Facebook, kujdesen t’i thonë kryetarit të PD, në arrest shtëpie, se kjo nuk ishte mosbindje civile dhe se kështu nuk mund ta rrëzojnë Edi Ramën.

Ndjekësit e kanë ‘masakruar’ Berishën me komente negative, në videon që ka postuar, ku një militant duket teksa ka hipur në një shtyllë për të valëvitur flamurin e PD. Ata sulmojnë Berishën si njeriun që po e përdor protestën për qëllime personale dhe e konsiderojnë dështim të plotë.

Shqiptarja.com iu sjell më poshtë disa prej komenteve

Andi Andi: Në vende që kanë kulturë, këto akte vetëvrasjesh dënohen, kurse ti o kriminel shef vetëm anën e flamurit të familjes tënde o plehre o kriminel.

Abdyl Sinani: Flamur leshi! Fitoret tua kanë vdekur së bashku me ty, mor maskara! Ngushëllime! Ku ishe ti sot? Ne zgafelle apo në ndonjë bunker?!

Robert Berisha: U lodhëm doktor, u lodhëm. Boll më. Kjo vetëm mosbindje nuk është. Për të bërë mosbindje duhet pasur guxim të shkosh në vetsakrifikim ndërsa ata që drejtojnë PD sot kanë frikë mos i bëhet pis këmisha dhe jo me vetsakrifikim. Doktor, ata që dikur krijuan PD dhe fusnin tanket ne kryeministri nuk janë më. Por akoma me e dhimbshme është fakti që ata u zëvendësuan me disa njerëz të paaftë.

Nuk rrëzohet Edi Rama me Belind Këlliçin (dhëndër socialist dhe i futur aty nga mamaja). Nuk rrëzohet Rama me Klevis Balliun që rrin aty fal emrin te babait. Nuk rrëzohet Rama me Gon Gjekmarkajn që deri dje thoshte nuk rri në PD po fitoi Berisha dhe sot flet ne emrin e Berishës.

Nuk rrezohet Rama me njerëz që bëjnë politikë vetëm në FB dhe 2 vota nuk marrin dot. Sot u nisëm me idenë që do të bënim një rikthim dhe përfunduam nuk bëre Basha 2.0. Që të rrëzosh Ramen në radhë të parë duhet të jesh i gatshëm të hash pluhur dhe pyetja është sa nga ata që ju keni zgjedhur janë sot në gjendje të bëjnë diçka të tillë?

Në politikë mbetesh në histori si numër 1, por në zgjedhjen e njerëzve gabove më shumë se një herë Doktor, nga Basha te Këlliçi e deri te Balliu. Këto zgjedhje na çuan ku jemi sot dhe më shumë mundësi i dhanë Ramës mandatin e katërt.

Lerry South: Hahahahahhahahaah e ngritët flamurin. Tani shpallni pavarësinë e rrugës se shpresës…

Andyl Sinani: Flamuri ynë, mor maskara, është kuq e zi - me shkabe, jo ky lara - lara apo harrove?! Ka ikur koha kur ti, lolo, bëje parti-shtet! Të ka mallkuar historia! Pas teje vetëm turpi do jetojë...

Elida Sopoti: Ky akrobati, ky pelivani do e rrëzoje Ramën?????? Nëse do binte e do vdiste, nesër ju do e bënit hero të PD. Një njeri i papërgjegjshëm, që nuk do jetën e vet, por nga një eufori e çmendur, për tu dukur se ja çfarë bëj unë duke rrezikuar jetën, janë të sëmurë e duhet urgjent të shkojnë te mjeku i shëndetit mendor.. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër!

Na pëlqen apo jo Rama e ka mandatin e 4 në xhep dhe me fitore me të thelle akoma, se di ti mbajë njerëzit që punojnë pranë, në kundërshtim me ty Sali, që vazhdon akoma të sjellësh shkatërrimin, duke vënë këtë popull ti paguajë dëmet që shkaktoni ju nëpërmjet taksave.... Gjej një mënyre tjetër, se këtë mënyrë ke 35 vjet dhe nuk të doli gjë..... Qetësohuni njerëz të mirë, duajeni jetën, se njëherë na vjen dhe mos u bëni preh e njerëzve që jeta juaj nuk vlen asnjë grosh!

Zemrie Karabrahimi: Ku e keni fitoren o mjeran me 2000 veta në protesta madhështore ha ha ha ha. Duhet Orgjent ti gjeni një psikiatër të fortë se këtij plerës pështymat e popullit i duken ves shiu që bie nga qielli ha ha ha ha.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)