Gjatë gjithë Ramazanit janë të shumta lajmet që lexojmë në media se personazhe të ndryshëm nga showbizi dhe jo vetëm, shtrojnë Iftare për miqtë dhe kolegët e tyre.
Postimi i parë Klea Hutës
Postimi final i Klea Hutës
Së fundmi e ftuar në një Iftar nga një mikeshë e saj ka qenë moderatorja dhe këngëtarja e njohur Klea Huta. Ajo ka postuar një foto në Instagram nga darka dhe duket se fansave të saj nuk i ka pëlqyer aspak veshja e Kleas të cilën e kanë konsideruar si të pa përshtatshme për një darkë Iftari, menjëherë këngëtarja u është përgjigjur komentuesve duke i quajtur ata injorantë të një kalibri shumë të lartë. Komentet negative kanë qenë aq shumë saqë këngëtarja është detyruar ti fshijë komentet edhe të heqë të drejtën për të komentuar.