Një shtetas shqiptar është arratisur si nëpër filma duke mos iu bindur urdhrit të policisë greke për të ndaluar. Ai ka ardhur me një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar dhe sapo policia ka bërë shenjë për të ndaluar ai ka shtuar shpejtësinë për t'u larguar.

Kjo ka sjellë ndjekjen e tij dhe është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar, dhe pronari i makinës një shtetas grek. Gjatë aksionit policia sekuestroi sasinë e drogës, 3 celularë  dhe 200 euro.

Makina ku ndodhej droga